Modeli i privatizimit të kompanisë së postës, aksionare e së cilës është Qeveria, sipas Rrustemit, ende nuk është konfirmuar, ndërsa vendimin duhet ta sjellë Kuvendi i aksionarëve. Vlera e kontabiliteti të Postës të Maqedonisë arrin 22 milionë euro", tha Rrustemi, duke iu përgjigjur pyetjes të gazetarve.
- Posta e Maqedonisë vitin e kaluar realizoi fitim prej 77,8 milionë denarëve, që është rezultat financiar nga aktivitetet afariste dy herë më i madh se ai i vitit 2009, informoi sot drejtori Ejup Rrustemi në shënimin e Ditës të punëtorëve të postave, 22 prill.
Modeli i privatizimit të kompanisë së postës, aksionare e së cilës është Qeveria, sipas Rrustemit, ende nuk është konfirmuar, ndërsa vendimin duhet ta sjellë Kuvendi i aksionarëve. Vlera e kontabiliteti të Postës të Maqedonisë arrin 22 milionë euro", tha Rrustemi, duke iu përgjigjur pyetjes të gazetarve.
Të ardhurat e përgjithshme të Postës në vitin 2010 arrijnë 1.456.642.652 gjegjësisht janë rritur për 6.6 për qind në raport me vitin 2009. Fitimi para tatimit për vitin afarist 2010 arrin 9.211.206 denarë.
Në vitin 2010 në krahasim me vitin 2009, përmendi Rrustemi, Posta e Maqedonisë shënon rritje të vëllimit të shërbimeve postare në komunikacion e brendshëm të pranuara për pajisje për 16,5 për qind, ndërsa te shërbimet me letra për 20,7 për qind.
Vëllimi i rritur i punës, siç tha, ka qenë arsye për 269 punësimet e reja, prej të cilëve 95 janë postierë. Për punësimet është marrë pajtim nga Ministria e Financave.
"Fotografia e këtillë e përmirëson pozicionin e saj në tregun e shërbimeve, ndërsa rezultatet pozitive në vitin 2010 na motivojnë dhe obligojnë të vazhdojmë me tamp të njëjtë në vitin 2011" tha Rrustemi, duke theksuar se viti 2010 është viti i dytë me radhë në të cilin posta shënon rezultatet pozitive financiare.
Me rastin e Ditës të punëtorëve të postave ekipi menaxhuesi i Postës të Maqedonisë shpërndau mirënjohje për 15 të punësuar të cilët kanë treguar rezultatet më të mira në punë.
Posta e Maqedonisë disponon me 331 njësi të rrjetit postar, mbi 500 sportele, potencial të kuadrit prej 2.400 të punësuarve dhe park të vozitjes prej mbi 1.700 automjeteve.