E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me pronarët e tokës arritëm një marrëveshje bujare ku ne morëm përsipër që të bëjmë pagesën konform afateve për të cilat u dakorduam”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani.
Komuna blen truall pėr rezervuarin e fshatit Debresh








Me një ceremoni rasti, në prani të banorëve të fshatit Debresh, u nënshkrua kontrata shitblerëse ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe pronarit të truallit ku do të ndërtohet rezervuari për nevojat e ujësjellësit të fshatit Debresh.

“Nënshkrimi i kësaj kontrate nuk paraqet një aktivitet parazgjedhor, por, thjeshtë ka te bëjë me afatet e përcaktuara të cilat ne i implementojmë bazuar në marrëveshjen që e kishim Bashkësinë lokale të Debreshit dhe Klubin e Debreshit në Zvicër.

Me pronarët e tokës arritëm një marrëveshje bujare ku ne morëm përsipër që të bëjmë pagesën konform afateve për të cilat u dakorduam”, theksoi kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani.

Sipas parallogarive, ndërtimi i baseneve do të kushtojë rreth 150 mijë euro, por kësaj duhet t’i shtohet edhe kostoja për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, m çka kostoja mund të lëvizë prej 310 deri në 400 mijë euro. Klubi i Debreshit në Zvicër mori përsipër grumbullimin e 50 mijë eurove për participim në realizimin e këtij projekti madhor.

Pritet që deri në fund të viti 2011 basenet të jenë të përfunduara, ndërsa debresharët do të mund të pinë ujin nga ujësjellësi i ri deri në fund të vitit 2012, kur duhet të përfundojë edhe rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit.

Banorët e Debreshit, më shumë vite ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm, ndërsa kjo më së shumti vjen në shprehje gjatë muajve të verës.

Publikuar: 21.04.2011 | 21:01
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime