E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni në fjalë vlerësoi se teza e magjistraturës, me temë: “Hulumtim etnobotanik në Malin Sharr”, e kandidatit Besnik Rexhepi, është e një rëndësie të veçantë, sepse është hulumtimi i parë i realizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Kandidati Besnik Rexhepi e mbrojti me sukses tezėn e magjistraturės “Hulumtim etnobotanik nė Malin Sharr”




Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të USHT-së u mbrojt tema e parë e magjistraturës në modulin EKOLOGJI. Kandidati Besnik Rexhepi prezantoi tezën e magjistraturës “Hulumtim etnobotanik në Malin Sharr”, para Komisionit për vlerësim dhe mbrojtje të temës, në përbërje: Prof.dr. Sami Sulejmani, kryetar, Prof.dr. Behxhet Mustafa, mentor dhe Doc.dr. Elmi Jusufi, anëtar.

Komisioni në fjalë vlerësoi se teza e magjistraturës, me temë: “Hulumtim etnobotanik në Malin Sharr”, e kandidatit Besnik Rexhepi, është e një rëndësie të veçantë, sepse është hulumtimi i parë i realizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Kandidati paraqiti rëndësinë e këtij hulumtimi duke potencuar mungesën e të dhënave për vlerat etnobotanike në kuadër të rajonit të Malit Sharr. Megjithatë, fokusi i këtij studimi ishte përdorimi i bimëve mjekësore dhe atyre ushqyese të egra, i bazuar në analizën e njohurive tradicionale, si dhe analizimin e marrëdhënieve të tjera njeri-bimë.

Kandidati paraqiti një hulumtim i cili do t’i ndihmojë dhe udhëzojë banorët vendës, sepse ai potencoi rëndësinë e faktorit antropogjen në ruajtjen e biodiversitetit. Ai vërtetoi se gjurmët e këtij faktori përbëjnë rrezikun më të madh për zhdukjen e llojeve të caktuara dhe sidomos rrezikimin e llojeve endemike, siç është rasti me Sideritis scardica, ku vërtetoi se kjo bimë në formën e saj të egër gjendet vetëm në peizazh rural bregor afër fshatrave Rogaçevë dhe Staro Sellë.
Kandidati Besnik Rexhepi e mbrojti me sukses tezën e magjistraturës - Hulumtim etnobotanik në Malin Sharr

Rrëndësi e veçantë në këtë hulumtim i është kushtuar etnotaksonomisë, të cilën kandidati me shumë kreativitet e ka analizuar përmes teknikave linguistike duke u bazuar në morfologji, semantikë dhe sintaksë.

Kandidati potencon se dokumentimi i njohurive etnobotanike, para se gjithash ka rëndësinë e vet shkencore por edhe atë ekonomike, sepse krijohen edhe mundësi për subvencionime nga ana e qeverisë apo donacioneve të tjera. Ai pohon se përmes subvencionimeve do të mundësohet shfrytëzimi i qëndrueshëm i specieve bimore jo vetëm për nevojat e lartpërmendura, por dhe grumbullimi i atyre specieve bimore për treg, qoftë të jashtëm, qoftë të brendshëm, do të ndihmonte edhe sigurimin e mbijetesës për banorët e atyre fshatrave të thella dhe të izoluara në Malin Sharr.

Kandidati po ashtu i ka analizuar teknikat e mbledhjes së bimëve mjekësore dhe atyre ushqyese të egra nga ana e banorëve vendas dhe si rrjedhojë e këtij hulumtimi, ai jep rekomandime për gabimet e tyre duke përpiluar kështu një mori të dhënash se si duhet realizuar grumbullimi i organeve bimore në veçanti.
Kandidati Besnik Rexhepi e mbrojti me sukses tezën e magjistraturës - Hulumtim etnobotanik në Malin Sharr

Kandidati, duke u bazuar në informatat e vendasve, konkludon se teknikat që përdorin banorët vendas pak a shumë i plotësojnë standardet e mbledhjes së bimëve. Por, ai thekson se gjatë këtij procesi banorët vendas hasin edhe në shumë vështirësi të tjera organizative, siç janë: mungesa e punkteve komunale për aplikim te trupi certifikues, mungesa e të dhënave për zonat dhe sasitë e lejuara për mbledhje, mungesa e një transporti të organizuar, etj.

Kandidati ,në rezultatet e tij prezantoi 57 specie mjekësore, 44 specie ushqyese të egra dhe 41 specie të egra që kultivohen. Për këto specie, ai prezantoi një sërë të dhënash, siç është indeksi i sociabilitetit të këtyre bimëve, biomasa e përgjithshme, receta popullore, rrezikimi I llojeve të caktuara, tregtia me bimët mjekësore dhe ushqyese të egra, etj.

Kandidati, në fund bëri një referencë të posaçme për Prof.dr. Andrea Pieroni, i cili në kohën kur ai e realizoi hulumtimin ishte kryetar i Shoqatës Internacionale të Etnobiologëve në botë. Ai potencoi se pa bashkëpunimin e tij dhe pa bashkëpunimin e kryetarit të Shoqatës së Ekologëve të Maqedonisë, Prof.dr. Ljupço Melovski, nuk do të mund të siguronte të dhëna të tilla të rëndësishme etnobotanike.

Publikuar: 21.04.2011 | 22:20
Lexuar: 879 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime