E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Veprimtaria e Daut Gurrës ishte e gjithanshme. Ai ishte në shënjestër të organeve të sigurimit në vazhdimësi për të dëshmon dosja e tij prej 176 faqesh.
Prof.  Daut Gurra:  “Nuk mė lanė”









Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Profesori Daut Gurra, u lind më 15. 10. 1948, në Reçicë të Madhe, Tetove në një familje me tradita atdhetare. Fisi nga i ati Sait Murati, njihej si fis çifligarësh te pasur dhe me autoritete te larte përreth. Ndërsa nga e ëma Adile Misimi, përveç se ishin fshatare te pasur ishin te njohur edhe si gurbetqare që kishin zërë vend ne Zagreb te Kroacisë me ëmbëltoret e tyre të famshme.

Rezidencat e tyre njiheshin edhe si vend takime te njerëzve te mëdhenj. Daja i Daut Gurrës Sabit Misimi me krenari e ruante kujtim orën e Ahmet Zogut-Mbretit Shqiptar (që ende e posedon mbesa e tij Naxhije Misimi në Zagreb), që ia kishte lënë në shenjë respekti për mikpritje dhe besë në turnet dhe takimet politike kah vitet 1956. Sabiti njeri me autoritet të lartë në qarqet qeveritare dhe bashkësisë Islame të Kroacisë, pas vdekjes dekorohet me medalje të Artë dhe Mirënjohje nga kryetari i qytetit të Zagrebit. Këtë dekoratë gjithashtu e pranon mbesa e tij pasi qe edhe i biri i tij i vetëm Aliriza Misimi kishte ndërruar jetë.

Nga kjo që u tha më sipër dhe nga rrethanat tjera qe do ta rrethojnë Dautin, si mësuesit e mirë të shkollës fillore ndërtojnë një personazh të një profili të veçantë, një personalitet me kokëfortësi të theksuar shumë pedant dhe i përpiktë i vendosur dhe vizionar.
Në vitet 1952-1956, mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën “Normale” në Tetovë. Që në shkollë i shfaqi idetë e tij kundër ideologjisë komuniste dhe hegjemoniste sllave.

Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me pushtetin Titist dhe thundrën sllave, i cili bënte asgjësimin e çdo vlere shqiptare. Me të mbaruar normalen një shkollë me program shumë të pasur edukativo arsimor, të kalitur nga pedagogë të shkëlqyer në mesin e tyre edhe z. Tahir Zajazi, siç pohonte edhe vet i ndjeri; ”U frymëzuam të shkojmë të punojmë si mësues në viset më të larta të banuara me shqiptarë, pa rrogë që të shpërndajmë dritë dhe dije vendeve rurale siç ishin fshatrat Gurgurnicë, ku shkohej në vjeshtë dhe kthehej në pranvere dhe, fshati Shipkovicë”.

Në vitin 1971, regjistroi studimet me korrespondencë në gjuhë dhe letërsi në shkollën e lartë pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë. Aty takoi pedagogë dhe atdhetarë të famshëm në mesin e të cilëve ishte Daut Demaku. Veprimtaria e Daut Gurrës ishte e gjithanshme. Ai ishte në shënjestër të organeve të sigurimit në vazhdimësi për të dëshmon dosja e tij prej 176 faqesh.

Edhe pse ishte në marrëdhënie të rregullt pune, krahas studimeve me korrespondencë ishte edhe anëtar i Shoqërisë Kulture Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, ku merrte pjesë në klubin letrar dhe atë të dramës. Luajti shumë role, ishte karakteristike se, ai gjithmonë i merrte rolet negative si p. sh: të Tuc Markut nga “Toka e Jone”.
DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

Sipas Daut Gurrës pjesëtarët e sigurimit ia kishin parashtruar këtë pyetje ” Pse ti gjithmonë merr role negative”. Nga njohja ime unë mund të konstatoj se, kjo figurë e madhe e rezistencës shqiptare, kishte një shpirt të rrallë, e të fortë si shkëmbi dhe, mllefin e trazuar ndaj pushtetit e shfrynte nëpërmjet roleve negative që i përpunonte dhe realizonte me mjeshtri të rralle.

Në pranverë të vitit 1975, u njoh me mua (Hyremen) dhe në shoqëri filluam me këmbim idesh, Dauti vërejti disa elemente identike në karakterin tim dhe më ofroi fejesë, e cila zgjatëi 6 vite. Unë me të mbaruar gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në vitin me 1975, pranova ftesë vizite për në Toronto të Kanëadasë nga xhaxhai im Shukri Mehmeti, që ishte arratisur për 30 vite dhe që kurrë nuk kishte guxuar të kthehej në vendlindje nga regjimi i atëhershëm. Shkuarja ime në Toronto të Kanëadasë, ishte një faqe e re e jetës sime. Për moshën që kisha, ky ndryshim i rendeve shtetërore dhe sistemeve jetësore në mua u shfaq si një erupsion i një vullkanëi të madh. Xhaxhai si figurë eminente i Organizatës së Lidhjes së Prizrenit në Amerikë dhe bashkatdhetarë të tjerë, bënin lobim të madh për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Këtu për herë të parë takova edhe Zogistët. Për nga pamja dhe bindjet ishin njerëz të kalibrit të lartë. Bisedat dhe diskutimet e tyre nuk mundja t’i gëlltisja përnjëherë pa kërkuar elaborim nga xhaxhai. Këtë vit Leka Zogu, bëri martesë në Pallatin Mbretëror të Spanjës. Shqiptarët kishin ftesë të hapur që të merrnin pjesë në dasmën mbretërore. U organizuan shumëkush dhe vajtën në Spanjë.

Unë ende e qaj atë ditë pasi ne në një debat familjar, xhaxhai konstatoi se nuk ishte mirë që të shkoja po desha të kthehem në Jugosllavinë e atëhershme, se do të kisha pasoja në jetën time. Gjatë kësaj periudhe njëvjeçare të qëndrimit tim në Kanada, Dauti kryente shërbimin ushtarak në Zagreb të Kroacisë. Gjatë tërë kohës këmbenim letra.

Ishte e vetmja mënyrë e komunikimit. Më pat thënë kur u ndamë se të kem kujdes se çka shkruaj se letrat do te lexoheshin e veçanërisht letrat që vinin nga shtetet “imperialiste” si quheshin atëherë shtetet e kontinentit amerikanë. Duheshte t’u përmbahem këshillave. Në vjeshtë të vitit 1976, unë u ktheva nga Kanadaja për të vazhduar studimet në Prishtinë dhe, Dauti mbaroi shërbimin ushtarak në kazermën ”Mareshal Tito” në Zagreb të Kroacisë. Në takimin e parë vërejta një figurë të trishtuar, shumë ndryshe nga ajo që shkoi. Në pyetjen se si ishte me shëndet, ai më tha mirë që erdha gjallë.

Në të ishin bërë shumë presione nga më të ndryshmet. Në mes tjerash dhënia e injeksioneve për sterilitet. Në këtë ankth i kishte ndihmuar një motër medicinale që nuk arrita ta takoj dhe ta përshëndes ndonjëherë. Ajo e kishte paralajmëruar Dautin për përbërjen e injeksioneve dhe ishte shtirur se e ka kryer detyrën. Për këtë Dauti më kërkoi falje nëse ndihesha xheloze.
DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

Në vitin 1977/78, Dauti dhe unë regjistruam fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ai në gjuhë dhe letërsi shqipe e, unë ne gjuhë dhe letërsi angleze. Me suksese të larta mbaruam kah viti 1982/83. Viti 1981, njihet si viti trazirave masive studentore të Kosovës dhe Maqedonisë. Jeta e shqiptarëve sa vete e bëhej më e vështirë. Dauti në këtë kohe ishte i punësuar me vendim në fshatin Pallçisht të Tetovës si arsimtar i gjuhës shqipe, por mësonte nxënësit edhe instrumentin e mandolinës, organizonte aktivitete kulturore si dramë, këngë dhe valle.

Veprimtaria krijuese e Dautit ishte në kulm. Ne vazhdimësi ai mblodhi folklorin e trevave rurale shqiptare mbi 300 këngë. Shkroi një numër të madh poezish me frymën e një rilindasi. Fjalori i përdorur është i ngjeshur dhe sofistik. Botoi rregullisht punimet e tij nëpër revistat siç ishte Jehona dhe gazeta Flaka e Vëllazërimit e Rilindja. Ishte parapagues i revistës shqiptare ”Shqipëria e Re”. Përcillte valët e radio Tiranës, dhe BBC për ngjarjet në botë. Në udhëtim në Austri takohet me diplomat shqiptarë ku këmbenin ide. Bisedat e dhomave të burrave i udhëhiqte gjithmonë me shumë pasion.

Në këtë periudhë edhe unë punoja në shkollën fillore “Liria” të Tetovës për zëvendësim, pastaj në “Istigball” e me vone kokrroj në fshatin Zherovjan të Tetovës për disa orë mësimi, ku i plotësoja me ca orë në Pallçisht dhe Kamjan. Jeta po vështirësohej. Çdo i dyti shqiptarë intelektualë merrej në pyetje, diferencohej ose burgosej. Shtëpitë e intelektualëve ishin element bastisjeje dhe tollovie. Bastisjet me forca të armatosura herët pa gdhirë mëngjesi, Më ishte bërë praktike tek shumë familjet e figurave të spikatura. Dauti merrej në pyetje pas çdo rrëmuje të vogël. Në vjeshtën e vitin 1980, ne u martuam dhe këtu filloi Odiseja ime. Përveç tij, tani edhe unë kisha presione të mëdha. Unë po ashtu rrjedh nga një familje e dalluar patriotike.

Nga e ëma Safije Shabani nga fshati Lisec i malësisë së Tetovës, me at Shaban Shabani, i njohur si bajraktar i shaluar në atin bënte rrugë Prizren-Tropojë dhe Bukuresht. Në malet e Sharrit dhe në Bukuresht takohej me Asdrenin. bënin aktivitete nga më të ndryshmet. Gjyshi i njohur me ëmbëltoret e veta në Bukuresht të Rumanisë, mblidhte atdhetarët dhe kuvendonin çështje të ndryshme e mes tjerave shtypnin abetaren Shqipe dhe e sillnin në malësi për t’i shpërndarë shkronjat dhe dijen tek populli i robëruar. Ndërsa, babai i tim at, Jusuf Mehmeti , njihej si “reaksionar” shtatë gjatë e shumë trim, krahu i djathtë i Xhemë Gostivarit, ballist i përbetuar. Është pjesëmarrës i të gjitha luftërave balliste çlirimtare.

Nga historia që bartnim me vete, pushteti i asaj kohe shihte dy armiq të përbetuar dhe, ne ishim ne shënjestër të çdo lloj presioni. Kah vitet 1985, pushteti komunist solli ligjin për nacionalizimin e pronave private. Në këtë periudhe tokat pronë të familjes së Dautit u përcaktuan si vende me interes shoqëror siç ishin rrugë, parqe e shkolla me tendencë që mos të fitohet nga prona asnjë e mirë. Kësaj ideje i kontribuan me informata edhe shumë kvazi shqiptarë bile edhe pjesëtar i ngushtë i familjes së Dautit siç dëshmohet në dosjen e tij. Qëllimi ishte shumë i qartë, Dautit iu konfiskua edhe pasaporta për mos me mund të migrojë.
DËSHMI NGA DOSJA PERSONALE E DAUT GURRËS, E CILA KA 177 FAQE

Ai u diferencua edhe nga puna. Pra presionet ishin gati se të padurueshme. E unë këshillohesha kinse nga miq për ç’kurorëzim që ta kisha ma lehtë për fëmijët, gjë që s’e bëra kurrë. Pas pak filluan presionet ndaj meje. Më diferencuan nga puna në atë kohë kryetar komiteti ishte Mirko Kërstevski, një kriminel që kishte prodhuar edhe kriminelë të vegjël. Djali i tij pati afera koruptive në fabrikën e “Jugohromit” dhe asnjëherë nuk u mor në përgjegjësi. Mirko Kërstevskit i ndihmonte qelbaniku F. O. , ku edhe sot nuk e gjen veten në asnjë parti politike shqiptare po në LSDM.

Periudha e viteve 1982-1983 ishte më e vështira në jetën tonë. Në vitin 1982 lindi Besarti, djali i parë, në vitin 1984, Arbëresha bija jone, më 1986, lindi Pëllumbi e në vitin 1991, lindi Rinori (djalë inati që ne ë quajmë) në periudhën kur pushteti sanksionoi shqiptarët me ligjin për lindjen e fëmijës së katërt, nuk do të kishte benificionet e sigurimit social (shkollim, shërbime shëndetësore, punësim pensione etj).

Në këtë kohë unë isha në shënjestër. Hulumtohej çdo element i dosjes dhe biografisë sime për të gjetur arsye-akuzë. Nga miqtë e afërt me dy arshinë, u informuam se komiteti paska gjet një arsye, ku do të paditem unë dhe do të gjykohem me heqje lirie, mënyrë që të mungoja nga puna për disa ditë sipas ligjit humbja të drejtën e punës. Unë së shpejti pranova thirrje për t’u paraqit në gjyq.

Akuza më ngarkonte se kisha keqpërdorur benificionin e shtesave fëmijërore se kisha përfituar nga shtesat me pa të drejtë dhe se ne posedonim një firmë e një lokal, që ishte e trilluar me adresë dhe të dhëna tjera. Gjatë seancës nga unë u kërkua të sillja edhe një dokument shtesë. Në mungesë time, gjyqi i shkallës së parë në krye me gjykatësen Zorica (me prejardhje shqiptare nga fshatrat e Rekës, ma kishin shqiptuar dënimin me 3 muaj heqje lirie.

Kjo rëndoi jetën time dhe të Dautit. Presioni shtohej nga të gjitha anët me qëllim që ne të mbështetur në mur, do të pranonim bashkëpunim dhe do të ndërronim ideologjinë siç bënin me njerëz të tjerë dhe, hasnin në karakter të luhajxhinjëve (batutë e përdorur nga Arben Xhaferi në shkrimet e tij). Dënimet me burg asokohe ishin të vështira me tortura çnjerëzore pa dhënë llogari askujt. Kësaj here bënim plane se si do t’ia dalim ne krye. Vendosëm të bëjmë ankesë në shkallën e dytë të gjyqit, për avokat zgjodhëm specialistin e njohur, Beqir Isenin (e Bogovinës).

Këtu një epizodë e re. Beqiri vonon ankesën e bërë për shkallë të dytë të gjyqit (ky ankth mbetet i pazbuluar, athu u bë me qellim për të fituar poenë nga pushteti apo kishte presion nga pushteti që ta bënte këtë lëshim, nuk arritëm të kuptojmë). Lajmi u shpërnda si rrufeja dhe tani më njerëzit me shikonin si viktimë. Shumëkush na ofruan ndihma të ndryshme, njëra ishte ikje për në Shqipëri, por duhej t’i lë fëmijët, tjerat ishin oferta koruptive. Duhej të jepnim mito. Pranuam këtë te fundit. Një bashkëfshatar kishte të njohur një avokat me prejardhje malazeze me zyrë përballë Vardarit në qendrën tregtare në Shkup. Mirosllavi në të marrë lëndën në dorë dhe duke parë figurën time të trishtuar dhe të zbehur, tha ç’po ndodh në Tetovën e çoroditur.
DAUT DHE HYRME GURRA ME FËMIJTË, 01. 01. 1990

Më premtoi se çdo gjë do të rregullohej dhe se duhej të shkoja në shtëpi e qetë. Përgjigja ime ishte se; unë do të qetësohem kur do ta shoh përgjigjen pozitive. Për këtë hap të marrë na duheshe të nxirrnim certifikata të gjendjes shëndetësore të rënduar të anëtarëve të familjes. Në procedurë të rregullt më ndihmoi shoqja ime e fëmijërisë Mjekja kërçovare (sot Dr. primarius Sulltana Alili ) Me plotësimin e të gjitha kërkesave të avokatit kërkesa ime u pranua për shqyrtim në gjyqin e shkallës së dytë. Për fat të mirë timin në këtë gjyq të përbërë prej 12 anëtarëve një nga to ishte edhe bashkëshortja e avokatit tim personal. Lidhja familjare kishte ndikuar që unë të merrja përgjigje pozitive nga ky organ i lartë. Vendimi ishte me kusht për pesë vite që mos të bëja asnjë gabim të vogël pasi akuza e mëparshme behej e plotfuqishme. Unë ju shmanga madje edhe grahjes se veturës e shumë e shumë lirive te tjera.

Pasi shpëtuam nga ky ankth, tani duhej të punonim shumë që të siguronim mirëqenien e familjes sonë të re. Nuk u turpëruam nga punët që bënim siç ishte çekanëi dhe gjilpëra.

Në vitet në vijim në Evropë frynte erë tranzicioni. Lufta e ftoftë e bllokut Perëndimor me atë Lindor, po tregonte rezultatet e veta. Popujt pro perëndimit dominonin Evropën. Të rraskapitur nga diktaturat moniste, shtrydhëse bëri që popujt inteligjentë të informuar e të lexuar t’i rrëzojnë qeveritë e tyre dhe të reformojnë sistemet shoqërore. Këto valë nga vitet 90 ta (1990) arrin edhe trungun shqiptar. Me shthurjen e ish-Federatës Jugosllave, ndarjen e Republikave në vete dhe shpalljet e pavarësive të tyre, u përcollën me trazira dhe luftëra të përgjakshme. Kësaj radhe edhe shqiptarët duhej të punonin me mençuri të përcaktonin fatin e tyre. Siç thoshte Dauti ”Tani e kemi rastin me te volitshëm se kurrë”.

Duhet shfrytëzuar. Elita shqiptare u organizuan me pjekuri dhe seriozitet më të madh prej pas vitit 1945. Përgatiten njësite ushtarake me gjithë nën njësi që do të ishin të nevojshme për rast konflikti të armatosur. U regjistrua lëvizja e parë pluraliste shqiptare e quajtur Partia për Prosperitet Demokratik me kryetar Nevzat Halilin.

Kjo lëvizje nuk pati aq sukses ngaqë anëtarët bartës të detyrave kombëtare nuk ju përgjigjën obligimeve me devotshmëri, ndërsa në anën tjetër sistemi i kontrollit të Punëve të Brendshme i trashëguar nga një sistem i fortë bëri që të depërtojë në valët e rrjetit shqiptar dhe shumë shpejt arriti t’i shpartallojë ato. Kjo u quajt si afera e armëve. U kapen armët u burgosën shumë njerëz. Lëvizja e shqiptarëve dështoi tani pasonin sanksionet. Burgosje masive të rinjve dhe dënime të rënda. Dauti ishte i lodhur dhe rraskapitur nga aktivitete dhe lëvizjet filloi të ankohej me të madhe nga shëndeti. Me të bërë analizat diagnoza ishte shumë e rëndë dhe vdekjeprurëse ajo ishte CA. Lëngimet dhe dobësimi e gjunjëzuan.

U shtri për vdekje më 16 prill te vitit 1993. Në dy ditët e fundit ishte me vetëdije të humbur me këtë vetëdije që nuk njihte askënd ai tha fjalët e fundit ”NUK MË LAN˔ Në këtë thënie të tij të fundit llogaris mallin dhe dëshirën e tij të forte që e shtronte gjithmonë në bisedat me mua për të punuar në arsim me brezat e rinj t’i arsimonte dhe t’i edukonte në frymën e bashkimit kombëtar ashtu si donte dhe dinte ai.

Në këtë vit pushuan aktivitete e Daut Gurrës në moshën 44 vjeçare.
Në frymën e tij u rriten tre djemtë dhe e bija e tij. Besarti studioi Biznes dhe Administratë; Arbëresha profesoreshë e diplomuar ne Gjuhe dhe letërsi Angleze, asistente ne Universitetin e Tetovës; Pëllumbi absolvent i dizajnit the teknologjisë se automjeteve në Univesitetin e Covntry të Britanisë se Madhe dhe Rinori maturant në shkollën e mesme te mjekësisë dega teknik dhëmbësh.

Publikuar: 22.04.2011 | 04:20
Lexuar: 1177 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Lodian Hasko (26/04/2011 19:45:44) Eshte nje histori jete qe te prek shum dhe tregon se sa me vuajtuje kan jetuar Shqiptaret jashte Shqiperise,dhe per fat te keq perseri jan te diskriminuar ende ne ditet e sotme..

Ishte kenaqesi ta lexoja me respekt:Lodian Hasko {Elbasan}
Lulzim Shabani (01/05/2011 23:31:42) Kjo ėshtė njė histori mjaft e dhimbshme, e cila mė ka tronditur shumė, flitet pėr Daut Gurėn mėsuesin tim tė nderuar dhe tė dashur, icili mua dhe shokėve tė mij na mėsoi shkronjat shqipe, ai pas vitit 1972 e mė vonė ka punaur nė fshatin Ēellopek tė Tetovės si mėsues, e kujtoj me shum mallė, respekt dhe dashuri figurėn e tij tė ndritur, tė njė adhetari tė rallė, tė njė mėsuesi icili e deshi shum Arsimin, nxėnėsit shkollėn dhe gjuhėn shqipe.Zoti e shpėrbleftė pėr mundin dhe sakrificat qė bėri pėr popullin, dhe pėr nxėnėsit e tij.

E kujtoj me shum mall dhe respekt: Nxėnėsi i tijė - Lulzim Shabani fsh Ēellopek - Tetovė.
Dervish Alimi (04/05/2011 12:07:08) Kjo eshte historia e vuajtjeve te perbashketa te popullit shqiptar ne territoret e banuara me shqiptare te Maqedonise,ku cdonjeri shqipfoles ishte i ndjekur dhe i perndjekur vetem per shkak te gjuhes amtare. Respekte per figuren e bashkeshortit tuaj dhe uroj qe idealet e tij te realizohen nje dite.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime