Sa i përket aktiviteteve jopartiake politike, hulumtimi tregoi se ato kanë shënuar rënie në krahasim me vitin 2009. Bujqit janë më aktivë në aktivitetet jopartiake politike, gjegjësisht 51,9 për qind e tyre kanë marrë pjesë në protestat në pesë vitet e fundit.
Familja dhe miqtë janë përzgjedhja më e zakonshme për shoqërim të qytetarëve të Maqedonisë. Të rinjtë, ato me të ardhura më të larta dhe me arsim të kryer sipëror zakonisht shoqërohen me miqtë dhe kolegët dhe më shumë kohë ndajnë për aktivitete sportive dhe rekreative.
Këto janë rezultatet e sondazhit të Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) për përgjegjësi shoqërore të qytetarëve, nga e cila pika të caktuara tashmë janë publikuar. Sondazhi është zbatuar në dhjetor të vitit 2010 në ekzemplar reprezentativ prej 1.050 të anketuar nga ana e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike.
Sipas anketës, qytetarët gjithnjë e më shumë shkojnë në tempujt fetarë në krahasim me vitin 2009, por ata që e bëjnë këtë zakonisht janë akoma minoritet, respektivisht 20,2 për qind e të anketuarve. Shqiptarët dhe pjesëtarët e fesë islame ndajnë më shumë kohë për shoqërim me miqtë dhe kolegët dhe për vizita në tempujt fetarë sesa maqedonasit dhe pjesëtarët e religjionit krishter ortodoks. Dallime variojnë prej 9,8 për qind tek shoqërimi deri 33 për qind tek vizitat në tempujt fetarë.
Rezultatet tregojnë se burrat më shpesh shoqërohen me kolegët dhe vizitojnë tempuj fetarë.
Sa i përket aktiviteteve jopartiake politike, hulumtimi tregoi se ato kanë shënuar rënie në krahasim me vitin 2009. Bujqit janë më aktivë në aktivitetet jopartiake politike, gjegjësisht 51,9 për qind e tyre kanë marrë pjesë në protestat në pesë vitet e fundit.
Hulumtimi tregon se ka rënie edhe tek aktivitetet bamirëse. Ka shënuar rënie numri i atyre të cilët kanë dhuruar në 12 muajt e fundit prej 70,9 në vitin 2009 në 65,2 për qind vitin e kaluar. Në dhurim ndikon arsimimi, percpeptimi i qytetarëve për atë se cilës klasë i takojnë edhe të ardhurat mujore në amvisëri. Motivi për dhurim të të ardhurave zakonisht është solidariteti, ndërsa prioritet është shëndeti dhe shëndetësia, respektivisht ndihma për personat e sëmurë.