Xhaferi, me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të projektit "FORUM PA", Karlo Moçi Sismondi, do të marrë pjesë në takimin që është organizuar në bashkëpunim me rajonin italian Molise.
Xhaferi, me ftesë të drejtorit të përgjithshëm të projektit "FORUM PA", Karlo Moçi Sismondi, do të marrë pjesë në takimin që është organizuar në bashkëpunim me rajonin italian Molise.
Temë e takimit do të jetë politika e Bashkimit Evropian në kontekst të evrorajoneve me theks mbi bashkëpunimin e Korridorit 8, si një ndër projektet më të rëndësishme për lidhjen e dy rajoneve.
Sipas paralajmërimeve, në takimin do të marrë pjesë edhe ministri italian kompetent për administratën lokale dhe rajonale, Rafael Fito, kryetarin e Komitetit të rajoneve të Komisionit Evropian, Ludmila Sforlloga dhe përfaqësuesin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Xhovani Di Stasi.