E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kështu, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim, më 09 mars 2011, me 25 ndërmarrje private, gjatë kësaj jave, USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me njërin prej kapaciteteve më të mëdha prodhuese, jo vetëm në rajonin e Tetovës por edhe në mbarë vendin, “Jugohrom Feroalojs Shpk”.
USHT dhe Kombinati i Jugohromit nėnshkruan Marrėveshje pėr bashkėpunim arsimor, shkencor dhe profesional










Univeristeti Shtetëror i Tetovës, përpos angazhimeve për krijimin e kushteve sa më të mira për studentët dhe stafin akademik, angazhohet edhe për ofrimin e ndihmës akademike dhe profesionale edhe institucioneve dhe ndërmarjeve të ndryshme. Kështu, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim, më 09 mars 2011, me 25 ndërmarrje private, gjatë kësaj jave, USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me njërin prej kapaciteteve më të mëdha prodhuese, jo vetëm në rajonin e Tetovës por edhe në mbarë vendin, “Jugohrom Feroalojs Shpk”.

Me anë të kësaj marrëveshje për bashkëpunim arsimor, shkencor dhe profesional, që në prani të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, e nënshkruan rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka dhe Drejtori i përgjithshëm i Jugohrom Feroalojs Shpk - Jegunovcë, z. Vlladimir Shedrovicki, parashihet realizimi i disa aktiviteteve, siç janë: Organizimi i trajnimit të punëtorëve të Jugohromit për përmirësimin e përgatitjes së tyre profesionale në programet dhe fushat e specializimit sipas marrëveshjes, studime shkencore dhe specialistike nga veprimtaria e Jugohromit, zgjidhja e problemeve nga mbrojtja e ambientit jetësor, shfrytëzimi fondit bibliotekar të Universitetit, dhënia e bursave për një numër të caktuar të studentëve me marrëveshje gjatë tërë studimeve dhe punësimi i tyre në Jugohrom, sigurimi kushteve për relizimin e punës praktike profesionale për studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, të cilët trajnohen sipas fushave të specializimit, të cilat do të zbatohen në procesin e prodhimit në Jugohrom, angazhimi i ekspertëve të Jugohromit, nga Jegunovca, në procesin mësimor të Universitetit Shtetëror të Tetovës, si dhe fusha të tjera.
USHT dhe Kombinati i Jugohromit nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim arsimor, shkencor dhe profesional

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje, përpos rektorit, Prof. dr. Agron Reka e përshëndetën edhe drejtori i përgjithshëm i Jugohrom Feroalojs Shpk - Jegunovcë, z. Vlladimir Shedrovicki, i cili theksoi se kjo marrëveshje në rradhë të parë do të kontribuojë në përmirësimin e ambientit ekologjik të hapësirës në të cilën jetojmë, ndërkohë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, theksoi se USHT dëshmon qartë se i plotëson të gjitha kushtet për funksionimin e mirëfilltë për arsim të lartë në RM dhe se të gjitha universitetet publike në vend duhet ta marrin si model bashkëpunimin e USHT-së me kompanitë e ndryshme.
USHT dhe Kombinati i Jugohromit nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim arsimor, shkencor dhe profesional
USHT dhe Kombinati i Jugohromit nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim arsimor, shkencor dhe profesional
USHT dhe Kombinati i Jugohromit nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim arsimor, shkencor dhe profesional

Publikuar: 22.04.2011 | 18:27
Lexuar: 607 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime