Delegacioni i OSBE-së, Stephanie Marshel, Komisare e Lartë për pakica kombëtare dhe Jana Baçevir, eksperte për arsim të lartë, u shprehën të kënaqura nga përfaqësuesit e USHT-së dhe se së shpejti do të realizojnë takime pune pasi që ti harmonizojnë qëndrimet për themelimin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
Më 20 prill, në USHT u realizua një takim pune me përfaqësuesit e OSBE-së, të kryesuar me Stephanie Marshel, Komisare e Lartë për pakica kombëtare dhe Jana Baçevir, eksperte për arsim të lartë.
Delegacioni i OSBE-së u prit nga Rektori, Prof. dr. Agron Reka, Prorektori për arsim, Prof. dr. Ismail Ahmedi, Prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili, Prorektori për financa, Prof. dr. Serafim Tomosvki dhe shefja e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, zonjusha Valdrina Fetai.
Në këtë takim u shpalos ideja e iniciuar nga përfaqësuesit e OSBE-së për hapjen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc në gjuhën shqipe dhe serbe. Delegacioni i lartë i OSBE-së i njoftoi përfaqësuesit e USHT-së për nismën në fjalë dhe kërkuan ndihmësen e stafit akademik dhe shkencor nga universitetet e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht të angazhohen mësimdhënës nga Fakulteti Ekonomik i USHT-së.
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, përshëndeti nismën për hapjen e Fakultetit Ekonomik, në Bujanoc, që do të jetë në shërbim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. USHT-ja do të jetë e gatshme që me kuadrin akademik-shkencor ta jetësojnë idenë, ngase siç dihet USHT-ja më 19 mars të këtij viti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Nishit nga Republika e Serbisë.