E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fshatin Çajlë dhe në lagjen Pitarnicë, gjithashtu ka intervenuar Komuna e Gostivarit, me ç’rast rrugët fushore janë pastruar nga hedhurinat e ndryshme dhe nga mbetjet ndërtimore. Janë grumbulluar dhe janë deponuar dhjetëra kamionë me hedhurina.
Pastrohen kanalet pėr ujitje dhe rrugėt fushore







Tani kur kanë filluar punët sezonale bujqësore, Komuna e Gostivarit u del në ndihmë bujqve të rajonit. Në distriktin e fshatit Debresh, është pastruar kanali për ujitje të tokave të bukës në një gjatësi prej 4 kilometrash. Për shkak të pa kalueshmërisë së mekanizimit, pastrimi është bërë në mënyrë manuale. Punët janë kryer në bashkëpunim me Bashkësinë lokale të fshatit Debresh.

Sipas kërkesës të një grupi të banorëve nga fshati Forinë, komuna e Gostivarit u doli në ndihmë bujqve të kësaj ane duke rrafshuar dhe tamponuar rrugët fushore në distriktin e këtij fshati. Janë rrafshuar dhe tamponuar rrugë në gjatësi prej rreth 3 kilometrash.
Pastrohen kanalet për ujitje dhe rrugët fushore

Në fshatin Çajlë dhe në lagjen Pitarnicë, gjithashtu ka intervenuar Komuna e Gostivarit, me ç’rast rrugët fushore janë pastruar nga hedhurinat e ndryshme dhe nga mbetjet ndërtimore. Janë grumbulluar dhe janë deponuar dhjetëra kamionë me hedhurina.

Me këtë veprim, Komuna e Gostivarit tregon se gjithmonë është e gatshme që t’u del ne ndihmë bujqve dhe të gjithë atyre të cilët kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunës sonë.
Pastrohen kanalet për ujitje dhe rrugët fushore

Publikuar: 22.04.2011 | 18:41
Lexuar: 597 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime