Në të vërtetë, një copë e Planetit tokë me afro 11.000 km2, që na takon neve shtetasve të Kosovës, pra Shtetit tonë të dashur, Nënës sonë që me aq dashuri e quajmë dhe e thërrasim me shumë emocione: Kosovë, është tejngarkuar me ndotje, me dëmtime, me shkatërrime,.me erozione, me mungesë kujdesi, me mungesë respekti
Selatin Kaçaniku
A mund të shprehet i gjithë kujdesi e falenderimi ndaj Nënës Loke Tokë, të moçme, të vjetër e të lashtë me miliona vite, vetëm për një ditë Brenda vitit, qoftë edhe Ditë ?!
Sikur u turpëruam prej saj, sikur nuk guxuam ta shprehim dashurinë e obligimin e duhur as me rastin e Ditës së Saj, DITËS SË PLANETIT TOKË.
Edhe më pak aktivitete kishim sivjet më 22.Prill?!
As rrespekt ndaj Planetit Tokë, as respekt ndaj ajrit, as ndaj ujit, as ndaj
A jemi të vetëdijshëm se edhe ne na çmojnë e respektojnë njësoj siq çmojmë e respektojmë ne ?
Një nga tetë të drejtat themelore të konsumatorit është e drejta në mjedis të pastër, të shëndoshë e të sigurtë. Këtë ia garanton Shteti i Kosovës me Kushtetutë.
Në të vërtetë, një copë e Planetit tokë me afro 11.000 km2, që na takon neve shtetasve të Kosovës, pra Shtetit tonë të dashur, Nënës sonë që me aq dashuri e quajmë dhe e thërrasim me shumë emocione: Kosovë, është tejngarkuar me ndotje, me dëmtime, me shkatërrime,.me erozione, me mungesë kujdesi, me mungesë respekti
Në këtë copë Toke të Planetit që i takon Kosovës janë 4 5 ndotës të mëdhenjë që ndotin ajrin, sipërfaqen e Tokës dhe ujin; Janë afro 250.000 mjete motorike, prej të cilave shumica janë më të vjetra se 10 vite; Janë strehuar qindra tonelata medikamentesh të skaduara me të cilat Kosova ka rënë në hall se si t i asgjësojë; Qindra tonelata mbeturinash e bërllok në ditë ia ndotin bukurinë Kosovës kreshnike; Mija hektare Tokë Buke janë mbëltuar me ndërtesa e godina, shtëpi, depo e uzina
Për kokë banori, me presupozim të numrit të banorëve para regjistrimit të popullatës, kryeqyteti i Kosovës Prishtina mbëltoi gjysëm luleje ?!
Kosovës i mungon uji i pijes derisa ne e harxhojmë pa dhimbje e pa kujdes; Në Mitrovicë një ale e tërë do të bëhet rrafsh me tokë sepse paska tepër gjelbërim ?! Shumica e ekspertëve ndaj kauzës së Planetit Tokë, të mjedisit, të natyrës, shumica e tyre janë profesionistë të vërtetë nga të cilët është amputuar entuziazmi dhe vollunterizmi. Shumica prej tyre nuk dine dhe nuk duan të bëjnë asgjë falas për Nënë Loken Tokë ?!
Ndërsa kjo Plakë na fali, po na falë e do të na falë gjithëçka.
Ajo që duhet të bëhet nuk po bëhet sepse nuk dimë, nuk duam ose nuk kemi interes ?! Duhet të investojmë në informimin, arsimimin e edukimin tone për të ngritur më lartë nivelin e vetëdijësimit dhe të emancipimit. Vetëm kështu do të dime ta shënojmë DITËN E PLANETIT TOKË - 22. PRILLIN.
Vetëm kështu do të dime të ruajmë, të kujdesemi dhe ta avansojmë gjendjen në Planetin Tokë, në ajër, mbi sipërfaqe të Tokës dhe në ujë; Në mjedis, natyrë e eco sistem; Në pyll, park e kopësht. Duke mësuar e duke u edukuar për të çmuar e respektuar Planetin Tokë do të krijojmë e ushqejmë dashurinë ndaj Planetit Toke, duke e nisur këtë dashuri nga një fidan i vetëm i cili do të jetë i imi, i yni dhe për të cilin do të ndiejmë obligim të përkujdesemi.
Do të nisemi nga fidanet e ardhëmërisë sonë në familje e në shtëpi. Sepse, me që koha ka nisur të na shkelë, ndoshta fëmijët e nipat tanë do të na mësojnë e ne të turpëruar se jemi dorëzuar para kohës e koritur para Nënës Tokë do të mësojmë më shpejtë.
E institucionet.?
Ato janë të obliguara me ligj të na e mundësojnë këtë, të na udhëheqin e të na degjojnë.