E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Oferta unike për qiradhënie po reklamohet në uebsajtin amerikan “Airnbn”, i cili rëndom ofron ndihmë për akomodim të pushuesve në apartamente me qira, dhe i cili po ofron principatën e vogël evropiane me qira bashkë me firmën vendore të marketingut “Xnet”.
Lihtenshtajni jepet me qira






Ai është një vend tërheqës alpin me terrene të shkëlqyeshme për ski, me një kështjellë përrallore dhe me një sipërfaqe të ngjeshur prej 160 kilometra katrorë. Tani, krejt shteti i vogël i Lihtenshtajnit po jepet me qira për vetëm 40.000 funte për një natë.

Të interesuarve të cilët e pranojnë ofertën e pazakontë po u premtohet administrimi i principatës alpine, e cila ndodhet në Evropën Qendrore, ndërmjet Austrisë dhe Zvicrës.

Oferta unike për qiradhënie po reklamohet në uebsajtin amerikan “Airnbn”, i cili rëndom ofron ndihmë për akomodim të pushuesve në apartamente me qira, dhe i cili po ofron principatën e vogël evropiane me qira bashkë me firmën vendore të marketingut “Xnet”.

“Pronarët” e rinj, posa të arrijnë në vend, do të marrin një “çelës simbolik të shtetit”, në një ceremoni në parlamentin e ri të vendit. Qiraxhinjtë mund të organizojnë një paradë apo edhe të emërojnë ndonjë nga rrugët e Liehtenshtajnit për nder të tyre – përkohësisht.

Vendi mund të merret me qira për minimum dy net, por qiraxhinjve u premtohet një fundjavë e ngjeshur – shijim i verës nga bodrumi i Princit të Lihtenshtajnit, ski dhe darkë e bollshme me pamje nga Kështjella e Vaduzit. Popullsia e vendit prej 33.000 banorë do të ketë të drejtë të qëndrojë, por qiramarrësit i premtohet një “pjesë e madhe” e territorit.

“Airbnb” në uebsajt thotë se kjo është një marrëveshje e mirë për rezidentët, sepse “secili eveniment do të ofrojë punë të konsiderueshme për tregtarët vendorë dhe për ofruesit e shërbimeve të ndryshme. nga akomodimi, ushqimi, deri te infrastruktura dhe aktivitetet”.

Forca e policisë së Lihtenshtajnit, me 110 pjesëtarë, do të jetë tërësisht në shërbimin tuaj, por marrë parasysh se vendi ka një prej shkallëve më të ulëta të krimit në botë, oficerët e tij të armatosur me siguri do të shërbejnë si ciceronë për të dhënë informata për turizëm.

Këngëtari amerikan Snoop Dogg kishte kërkuar qasje ekskluzive në Lihtenshtajn vitin e kaluar për xhirimin e një spoti, por nuk i kishte njoftuar autoritetet me kohë dhe kërkesa e tij ishte refuzuar. Ata që duan të marrin vendin me qira duhet të njoftojnë qiradhënësin gjashtë muaj më parë për interesimin e tyre, ndërsa ndëshkimi për anulimet e minutës së fundit është se do t’ju kthehet vetëm gjysma e shumës së paguar.

Kompania turistike tani po e zgjeron veprimtarinë e saj dhe për të interesuarit po ofron qasje ekskluzive edhe në gjashtë fshatra të Austrisë, në tre qyteza të Gjermanisë dhe në një fshat turistik në Zvicër.

Një zëdhënëse e Zyrës për Informim të Liehtenshtajnit në kryeqytetin e principatës, në Vaduz, ka thënë se është “befasuar” kur ka dëgjuar se vendi i vogël evropian po jepet me qira dhe se nuk është në dijeni për ndonjë qiramarrës të menjëhershëm. (The Independent)

Përparësitë e qiramarrësit

Vendi mund të merret me qira për minimum dy net, por qiraxhinjve u premtohet një fundjavë e ngjeshur – shijim i verës nga bodrumi i Princit të Lihtenshtajnit, ski dhe darkë e bollshme me pamje nga Kështjella e Vaduzit. Popullsia e vendit prej 33.000 banorësh do të ketë të drejtë të qëndrojë, por qiramarrësit i premtohet një “pjesë e madhe” e territorit.

Publikuar: 23.04.2011 | 03:27
Lexuar: 740 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime