E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Thaçi nuk ka as legjitimitetin për të folur për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por as legjitimitetin për të folur për marrëveshje të reja, tha zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi, duke u përgjigjur në deklaratën e Thaçit se është koha për marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Ademi: Thaēit i ka kaluar koha










Pas idesë së kryetarit të PDSH-së për një marrëveshje të re


ANILA LIMANI

Ideja e kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi për të lidhur një marrëveshje të re, në vend të Marrëveshjes së Ohrit, të cilën ai e quan të skaduar nuk pranohet nga ana e zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdylaqim Ademi.

“Thaçit i ka kaluar koha, ai nuk ka as legjitimitetin për të folur për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por as legjitimitetin për të folur për marrëveshje të reja.

Legjitimitetin dihet kush e ka dhe ata e ndjekin nga afër implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ademi. Sipas tij, pozicionet politike që jep Thaçi janë të ndryshme kur është në pozitë dhe në opozitë.

“Ai e keqpërdor Marrëveshjen e Ohrit për të përfituar politikisht”, theksoi Ademi. Zëvendëskryeministri thotë se marrëveshjet parimisht duhet të ekzistojnë dhe të respektohen.

“Para se të flasim për një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të duhet të analizojmë Marrëveshjen e Ohrit, të shohim se deri ku është realizuar ajo, ç’të mira ka sjellë ajo për të gjithë qytetarët dhe proceset integruese në Maqedoni”, sqaroi Ademi, duke shtuar se Marrëveshja e Ohrit e ka ndryshuar pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni.

Një ditë më parë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi hodhi idenë e formimit të një marrëveshjeje të re, ndërsa fajin për mos realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, ia hodhi partisë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI.

“Marrëveshja e Ohrit tani më është me afat të skaduar. Është koha për një marrëveshje të re, më precize dhe më obliguese. Fajtor për mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit është faktori politikë shqiptarë në Qeveri i cili për interesa personale dogji epopenë historike të popullit shqiptarë”, tha Thaçi.



Publikuar: 12.05.2009 | 02:04
Lexuar: 594 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime