Talenti me origjinë nga Kosova, i cili është shndërruar në një sensacion të vërtetë në mbarë Gjermaninë, pati paraqitje të jashtëzakonshëm gjatë performimit të tri këngëve të zgjedhura.
I riu shqiptar Ardian Bujupi ka arritur që me anë të një performance të shkëlqyer, mbrëmë arriti që të kualifikohet në gjysmëfinalen e emisionit të njohur të talentëve Gjermania kërkon yllin.
Talenti me origjinë nga Kosova, i cili është shndërruar në një sensacion të vërtetë në mbarë Gjermaninë, pati paraqitje të jashtëzakonshëm gjatë performimit të tri këngëve të zgjedhura.
Atij nuk iu tremb syri që në rrethin e parë të këndojë hitin e njohur Here Without You të 3 Doors Down, që i la mbresa jurisë. Kjo ishte në përgjithësi një paraqitje e mirë. Ti nuk u bindesh ndjenjave të tua, ishte vlerësimi i Fernanda Brandaos në juri.
Edhe performance e këngës Fairytale nga Alexander Rybak u prit me nota miradie nga juria. Ndërsa, kualifikimin Ardian Bujupi e siguroi me anë të paraqitjes fantastike në rrethin e tretë me këngën Sex Machine të James Brown, për të cilën u vlerësua nga legjenda gjermane Dieter Bohlen.
Na ke emocionuar aq shumë me këtë këngë. Je i pakapshëm, theksoi Boheln.
Garën në gjysmëfinale të emisionit të talentëve Gjermania kërkon yllin, pos Ardian Bujupit e siguruan edhe Sarah Engels dhe Pietro Lombardi, ndërsa u eliminua Marco Angelini. Garimi i Bujupit vazhdon.