E enjte, 2.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në raportin e ri të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, janë publikuar shtetet në të cilat banorët ndjehen më të lumtur, ndërsa niveli i lumturisë, papritmas është më i larti mes banorëve të pjesës veriore të Evropës
Danimarka, Finlanda dhe Holanda nė listėn e shteteve mė tė lumtura









Në raportin e ri të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, janë publikuar shtetet në të cilat banorët ndjehen më të lumtur, ndërsa niveli i lumturisë, papritmas është më i larti mes banorëve të pjesës veriore të Evropës.

Danimarka, Finlanda dhe Holanda u gjetën në majën e listës së shteteve më të lumtura, ndërsa mes 100 të pareve janë dy shtete jasht kufijve të Evropës, Zelanda e Re dhe Kanadaja. Është interesant se SHBA, dikur toka e premtuar nuk u gjet fare mes 10 të parave.
Kriteri ishte që të ndjehej kënaqësia e jetës, e si përgjigje në këtë pyetje OECD shfrytëzoi të dhënat e anketës botërore të cilën e bëri Gallup në 140 shtete në tërë botën.

Në anketë, të anketuarit është dashur të përgjigjen në pyetjen a kanë vërejtur gjashtë forma pozitive apo negative të ndjenjës së ditës paraprake.
A jeni kënaqur me diçka që e keni bërë dje? A jeni krenar për diçka që keni bërë dje? A keni mësuar diçka dje? A janë sjellë ndaj jush me respekt dje?- janë vetëm disa nga pyetjet që iu ishin parashtruar. Në secilin shtet në anketë morën pjesë së paku 1000 njerëz më të vjetër se 15 vjet, ndrysa rezultatet vlerësoheshin nga 1 deri në 100.

Shtetet e Evropës Veriore, korën rezultatet të mira, më së shumti shkau i ekonomisë së tyre të mirë. Megjithatë pasuria nuk është çelësi kryesor i lumturisë, por për këtë janë meritor familja dhe rrjetet shoqërore me të cilat jemi të rrethuar, si dhe baraspesha mes punës dhe jetës private. Ndonëse shtetet skandinave kanë më së shumti të ardhura për kokë banori, java mesatare e punës atje nuk zgjat më shumë se 37 orë, ndërsa në ndjenjën e lumturisë kontribuon edhe papunësia e ulët e cila në Danimarkë është vetëm 2 për qind, Norvegji 2.6 ndërsa në Holandë 4.5

Lista e dhjetë shteteve të para duket kështu:

1. Danimarka
2. Finlanda
3. Holanda
4. Suedia
5. Irlanda
6. Kanadaja
7. Zvicra
8. Zelanda e Re
9. Norvegjia
10. Belgjika


Publikuar: 12.05.2009 | 03:44
Lexuar: 2275 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
endrita (03/10/2009 17:34:10) shum faqe e mire edhe e pasur a

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime