Ishte korriku i vitit 1981, që do të thotë se ishin bërë familjare për njerëzit idetë e feminizmit dhe çlirimit të grave nga shumë zinxhirë të së shkuarës, por krenaria e shtëpisë mbretërore britanike udhëtonte pak më ngadalë krahasimisht me ngjarjet dhe ndryshimet e kohëve.
Nuk do të betohet për bindje ndaj Wills
Kate: Betohem se do ta dua, mbështes, inkurajoj, nderoj dhe mbështes bashkëshortin tim, por ajo nuk do ti bindet. Kate Middleton, bashkëshortja e ardhshme e Princit William, sikurse edhe vjehrra e saj e ndjerë, princesha Diana dhe për herë të dytë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk do ti premtojë bashkëshortit të saj, në ditën e madhe në kishë, nënshtrim ndaj vullnetit të tij.
Kur Diana 30 vjet me parë deklaroi se do të hiqte dorë nga premtimi i bindjes në ditën e martesës, sapo i kishte mbushur 20 vjeç, ishte një vajzë e virgjër dhe përfaqësonte për të gjithë një person thuajse të panjohur. Askush në atë kohë nuk do ta kishte marrë me mend se ajo vajzë shumë e ndrojtur, që skuqej shumë shpejt në publik dhe që mendohej se do të ishte e urtë dhe e bindur, do të arrinte deri aty sa të divorcohej nga bashkëshorti dhe do të shndërrohej në një rebele të vërtetë brenda pallatit mbretëror dhe ndaj rregullave të tij të gurta qindravjeçare.
Në fakt, që me këtë veprim shumë rebel, pra mospranimin e fjalës bindje në premtimin martesor, Diana bëri skandalin e saj të parë të vogël, por bashkëshorti i saj, Karl dhe Mbretëresha Elisabeta nuk i dhanë shumë rëndësi. Ata në atë kohë nuk mund ta imagjinonin që pikërisht ai veprim, në dukje i parëndësishëm, do të ishte zanafilla e një rebelimi edhe më të madh. Ajo ishte shenja e parë, në fakt, e një karakteri rebel të një gruaje që më mirë se të jetonte një martesë me tre veta, preferoi që të divorcohej, edhe pse me shumë bujë.
Ishte korriku i vitit 1981, që do të thotë se ishin bërë familjare për njerëzit idetë e feminizmit dhe çlirimit të grave nga shumë zinxhirë të së shkuarës, por krenaria e shtëpisë mbretërore britanike udhëtonte pak më ngadalë krahasimisht me ngjarjet dhe ndryshimet e kohëve. Sot, 30 vjet më pas, në këtë prill të vitit 2011 askush nuk çuditet më që edhe Kate ka bërë të njëjtën zgjedhje si mamaja e bashkëshortit të saj të ardhshëm.
Ajo është në çift me William që prej 10 vitesh, gjatë të cilëve janë ndarë vetëm për një periudhë prej tre muajsh, është 28 vjeç e gjysmë (gjashtë muaj më e madhe nga William) nuk është prej kohësh një virgjëreshë dhe mbi të gjitha, ka bashkëjetuar për një kohë të gatë me të fejuarin e saj. Pra, me pak fjalë, në altar këtë herë po shkon një grua e pjekur, me përvojë dhe e sigurt për veten.
Është normale që ajo të mos e shqiptojë fjalën bindje ndaj bashkëshortit të saj të ardhshëm. Dhe William duket se është plotësisht dakord me heqjen e kësaj fraze që vjen që nga Mesjeta. Këtë e ka bërë në njëfarë mënyre të ditur arqipeshkvi i Kanterburisë, që do të zyrtarizojë martesën e tyre në kishë dhe që ka bërë disa biseda paraprake me të dy të rinjtë para ditës së tyre të madhe. Kam mbetur shumë i befasuar nga mënyra se si ata të dy janë përgatitur për këtë ngjarje shumë të rëndësishme të jetës së tyre. Kanë menduar gjatë më parë se çfarë duan nga njëri-tjetri dhe nga kjo lidhje në jetën e tyre të përbashkët, dhe kanë menduar mirë edhe fjalët që duan të thonë në një rast të tillë solemn, siç është betimi martesor...
Besoj se kanë një konceptim shumë të qartë të përgjegjësisë së tyre ndaj njëri-tjetrit, ndaj shoqërisë dhe ndaj Zotit, - thotë arqipeshkvi. Sigurisht që mbretëresha duhet të shpresojë se Kate, ndryshe nga Diana, nuk do të mbajë të njëjtat qëndrime ndaj monarkisë dhe nuk do të rebelohet ndaj saj. Megjithatë, pavarësisht nga sa thuhet, Will dhe Kate, tani në ditët e fundit para dasmës janë pak nervozë, ata janë shumë të ekuilibruar dhe në balancë me veten dhe me njëri-tjetrin dhe duken të qeshur në të gjitha veprimtaritë që kanë kryer.
Në një javë distancë nga takimi i shumëpritur i 29 prillit, në Abacinë Westminster, William është fotografuar tek luante futboll në një kopsht në Londër me ish-shokët e klasës, ndërsa Kate shkoi për të bërë disa blerje të fundit, duke i elektrizuar të gjithë kalimtarët e habitur që kanë parë Princeshën e ardhshme si një njeri të thjeshtë, me çanta pazari në duar.
Veç të tjerash, ajo ka blerë në këtë pazar të saj, ndoshta të fundit me mbiemrin e vajzërisë, edhe disa veshje të brendshme seksi, që me siguri do ti përdorë gjatë muajit të mjaltit me bashkëshortin e ardhshëm. Ndërkohë, një gazetë britanike ka publikuar listën e 1900 të ftuarve në kishën ku do të organizohet ceremonia, ndër të cilët bëjnë pjesë 50 mbretër dhe princër, kryeministri i vendit, David Cameron, laburisti, Ed Miliband, ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theçer, por jo Toni Bler, dhe më pas çifti Bekam, Elton John, Mr.Bean.