E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndaj prindërve janë ngritur denoncime për shkak se fëmijët e tyre nuk e ndjekin rregullisht mësimin", deklaroi Gjorgje Arsov, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.
Mbeten pezull paralelet nė gjuhėn shqipe nė Podgorcė tė Strugės










Drejtori i Inspektoratit Arsimor Gjorgje Arsov vazhdon të konsiderojë se paralelet në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Podgorcë të Strugës janë të paligjshme.

Për Televizionin ALSAT-M, ai tha se vetëm gjykata mund të vendos për paralelet. Prej disa muajsh, inspektorati arsimor padit prindërit që fëmijët e tyre mësojnë në paralele të paligjshme. Ata po përballen me gjoba edhe deri në 1.000 euro.

"Konstatimi mbetet edhe më tej se kjo shkollë është e paligjshme, pastaj ata prindër dërguan fëmijët në paralele të paligjshme megjithë paralajmërimin se mund të mos marrin dëftesa.

Ndaj prindërve janë ngritur denoncime për shkak se fëmijët e tyre nuk e ndjekin rregullisht mësimin", deklaroi Gjorgje Arsov, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Mirëpo, në qoftë se organet kompetente komunale i marrin lejet e nevojshme për punë, atëherë nuk do të ketë problem, shpjegon Arsov. Ndërkohë, nga komuna e Strugës thonë se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve.

"Tani gjithçka i është lënë në dorë Ministrisë, Inspektoratit që të vendos se kur do të zgjidhet kjo çështje. Na është premtuar nga Ministria e Arsimit se prej 1 Shtatorit çdo gjë do të rregullohet, kurse për të tjerët që mësojnë prej dy vjetësh tashmë, shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje se si t’i marrin dëftesat", tha Xhemi Hajredini, komuna e Strugës.

Para dy muajve një pjesë e prindërve, së bashku me përfaqësuesin e komunës, si dhe deputetin Tahir Hani zhvilluan një takim me ministrin e Arsimit Nikolla Todorov, nga i cili morën premtimin se nga shtatori, statusi i shkollës do të ndryshohet dhe ajo do të punojë në dy gjuhë.

Por asgjë zyrtare nuk ka nga kjo çështje, dhe sipas Inspektoratit arsimor do të pritet më parë verdikti i gjykatës. Miki Trajkovski

Publikuar: 25.04.2011 | 16:14
Lexuar: 572 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime