E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Si president i Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj jam i detyruar që të përmend dhe ta theksoj: Përkundër të gjitha përpjekjeve të politikës sonë të jashtme, duhet të dimë se respekti jashtë vendit më lehtë fitohet brenda vendit.
Ivanov: Unė jam president, njė dhe i barabartė pėr tė gjithė qytetarėt














Gjorge Ivanov - president i ri i Republikës së Maqedonisë

Axhenda ime politike është e qartë dhe kategorike: Maqedonia anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, e fuqishme, e respektuar dhe e barabartë, ndërsa qytetarët e saj krenarë, të pasur dhe të lumtur. Për këtë qëllim, Maqedonia vazhdon të hapërojë pa ndalim, të hapërojë në rrugën e integrimeve euroatlantike, duke zhvilluar politikë të jashtme dhe të brendshme përgjegjëse, duke i zbatuar me përkushtim standardet më të larta. Dëshiroj të porosis qartë: Unë jam president, një dhe i barabartë për të gjithë qytetarët.

Këtë porosi, qytetarëve të Maqedonisë sot ua dërgoi në fjalimin e tij të parë presidenti i ri i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

"Funksioni i presidentit për mua, para së gjithash është detyrë, të cilën e mora para qytetarëve të Maqedonisë. Kjo detyrë e madhe nuk njeh obsione politike, etnike apo religjioze, dallime kulturore apo lokale", tha Ivanov, duke cekur se do ta investojë tërë kapacitetin dhe kredibilitetin e tij për mirëqënien e shtetit dhe të qytetarëve.

Duke e theksuar rëndësinë e Maqedonisë si zemër të Ballkanit, ai ceku se ajo "është zinxhir i cili i bashkon botët dhe duhet të paraqesë pikën më të rëndësishme evropiane, e cila do të prodhojë jo vetëm pajtim ballkanik, por edhe evropian të Lindjes dhe Perëndimit, të krishtërimit dhe islamit, të të gjitha kulturave të shumëllojshme që e bëjnë Ballkanin dhe Evropën më të pasur.

Vëmendje të posaçme, siç theksoi Ivanov, do t'i kushtohet marrëdhënieve me Republikën e Greqisë.

"Do të bëj gjithçka që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë dhe besimit të ndërsjelltë. Është e padyshimtë se ndajmë vlera të përbashkëta evropiane, e ëndërrojmë ëndrrën e njëjtë evropiane, e kuptojmë Ballkanin si djep të kulturës evropiane", theksoi presidenti i ri i Maqedonisë. Theksoi se është thellë i bindur se një pjesë e çështjeve që i shënojnë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve fqinje, e posaçërisht kulturën dhe traditat, kanë kapacitet të jenë urë e bashkëpunimit dhe promovues i një cikli të ri të prosperitetit në rajon.

Ivanovi theksoi se do të vahdojë që të punojë drejt përforcimit dhe thellimit të besimit reciprok dhe miqësisë me miqtë dhe aleatët -SHBA-së, vendet e Bashkimit Evropian, Turqisë, por edhe Rusisë, Kinës dhe Indisë dhe shumë vendeve të tjera.

Si president i Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj jam i detyruar që të përmend dhe ta theksoj: Përkundër të gjitha përpjekjeve të politikës sonë të jashtme, duhet të dimë se respekti jashtë vendit më lehtë fitohet brenda vendit. Prandaj jemi të detyruar që të mbetemi në rrugën e reformave dhe në ndërtimin e një shoqërie moderne, të fuqishme, konkurrente dhe prosepruese, theksoi shefi i ri i shtetit.

Bazë për këtë shtoi si janë një ekonomi tregu funskionale dhe demokracia. Ai gjithashtu tha se do të angazhohet për realizimin dhe respektimin e kulturave, arsimit, të drejtave religjioze dhe të drejtave të tjera të qytetarëve të Maqedonisë. Njëkohësisht përmes qeverisjes së të drejtës dhe përkrahjes së ligjeve dhe politikave anti-korruptuese, theksoi ai të gjithë duhet që të kontribuojnë drejt përforcimit të kapacitetit institucional.

Maqedonia, tha Ivanov, ngrihet me një shembull të ndritur të një shoqërie të hapur dhe multietinike, i qëndroi dinjitoze traditave dhe vlerave të saj të ndara nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë, maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, serbë dhe boshnjakë.

"Prandaj uniteti dhe vitaliteti i shoqërisë së Maqedonisë nuk mbështetet mbi qeverisjen e më të fortit apo më të numërtit por në pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve në funksionimin e shtetit dhe në zhvillimin e shoqërisë", konsideron Ivanov. Si president, shtoi ai do të angazhohet për ndërtimin e besimit dhe miqësisë midis të gjithë qytetarëve dhe do të nxitë edhe përhrajen e të gjithë liderëve politikë por edhe intelektualët e pavarurur, biznesmenët dhe të gjithë personat e tjerë që të sillen me përgjegjësi drejt marrëdhënieve të mira midis bashkësive dhe midis qytetarëve.

Si president theksoi ai do të bashkëpunojë me të gjitha insitucionet, me Kuvendin, me Qeverin me komunat por gjithashtu edhe me intelektualët, biznesmenët dhe para së gjithash me të rinjtë "që të përgjigjemi në mënyrën e duhur sfidës sonë të madhe kombëtare, duke theskuar se shpresa e tij më e madhe është te të rinjtë.

"Në këto tetëmbëdhjetë vjet patëm shumë sfida dhe i tejkaluam në secilën prej tyre treguam se e meritojmë lirinë tonë dhe lirinë e Maqedonisë sonë. Republika e Maqedonisë gjithmonë e ndjek logjikën parimore të Betovenit: Nuk njoh asnjë lloj tjetër të mbifuqisë përveç se mirësisë", theksoi në fjalimin e tij të parë presidenti i ri i Maqedonisë.

Ivanov i falenderoi presidentët e mëparshëm të Maqedonisë, Kiro Gligorovin, Borsi Trajovskin dhe Branko Cërvenkovskin për përpjekjet e tyre dhe për udhëheqjen e tyre.

Inagurimin e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë e ndoqën edhe disa burrështetas të huaj midis të cilëve edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ai i Kroacisë Stipe Mesiq ai i Serbisë Boris Tadiq dhe ai i Malit të Zi Filip Vujanoviq, me të cilët Ivanov pasdite do të ketë takime bilaterale.

Në aktin e inagurimit merrnin pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe kabineti qeveritar si dhe përfaqësues të insitucioneve të tjera, kori diplomatik, gjyqësor, bashkësitë fetare...

Pas solemnitetit është parashikuar koktej në Sallën e kristaltë ndërsa pas kësaj edhe "Kafe presienciale" e presidentit të ri Ivanov dhe atij të deritanishëm Cërvenkovski.

Gjorgje Ivanov do të jetë president i katër i Republikës së Maqedonisë, për ndryshim nga parardhësit e tij Kiro Gligorov, Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski mandatin e tij pesëvjeçar ai do ta fillojë në mjediset e tjera të punës që ndodhen në vilën "Aneks" në Vodno.

Publikuar: 12.05.2009 | 07:41
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime