Muzika e ngrohtë dhe mjaft tërheqëse i ka bërë Margaritarët dhe Nejazi Thaçi të afërt me publikun duke i dhënë atij kënaqësi të veçantë estetike, profesionalizmi ka arritur të krijojë jo vetëm emrin, por edhe identitetin e tyre muzikor.
Mesazh për kultivim të mirëfilltë të muzikës popullore shqiptare
Ceremonia e promovimit të albumit të solistit Nijazi Thaçi dhe grupit muzikor Margaritarët tuboi emra të estradës shqiptare, dashamirë e miq në një mbrëmje festive në Tetovë. Ky eveniment kulturorë shënoi ngjarje të rëndësishme promovimin e albumit Të këndojmë përgjithmonë, videoklit dhe të web faqes, si mundësi më e mirë e komunikimit me adhuruesit.
Sadije Aliti
Muzika e ngrohtë dhe mjaft tërheqëse i ka bërë Margaritarët të afërt me publikun duke i dhënë atij kënaqësi të veçantë estetike, profesionalizmi ka arritur të krijojë jo vetëm emrin, por edhe identitetin e tyre muzikor. Pas tetë viteve jete të kaluar me orë të tëra në skenë, anëtarët e grupit Margaritarët dhe Nijazi Thaçi arritën që ta kurorëzojnë suksesin me një album ku janë përmbledhur disa këngë, edhepse interepretimet e tyre janë të shumta.
Margaritarët dhe Nijazi Thaçi kanë arritur që të vendosin një komunikim shumë të natyrshëm dhe origjinal me publikun dhe gjithmonë janë shoqëruar me ngrohtësi dhe respekt nga qytetarët. Bagazhi muzikor i këtij grupi dallohet për tematikën e pasur, për variantet e shumta melodike, për figuracionin ritmik dhe mënyrat e interpretimit.
Janë pikërisht këto cilësi që e ngrenë më lartë bukurinë e artit tingullor me një bashkëpunim profesional me anëtarët e grupit Abdulla Baftiari, Fatmir Leka, Ismail Dalifi dhe Bekim Ramadani.
Adhuruesit na kanë dëgjuar një kohë gjatë, në kohë na përcillte një njdenjë obligimi ndaj tyre, u patëm një borxh që tju dhurojmë një album dhe video klip, pas një periudhe të gjatë që jemi në skenën, ekzsitojmë për adhuruesit dhe miqtë tanë, përkrahja dhe duartrokitja e tyre na nxit në suksese të reja-theksoi solisti Nijazi Thaçi.
Kënga Le tkëndohet deri nsabah ishte realizuar edhe në video-klip ku Margaritarët dhe Nijazi Thaçi paraqiten para auditorit disi më ndryshe. Realizimi i këtij video-klipi mban emrin e agjencisë Virtual Video. Audio-incizimi është bërë në studio Zani, të shoqëruar nga violistja Yllza Baftiari dhe grupi i baletit Emin Duraku në koreografi të Fadil Zenelit.
Bekim Ramadani, anëtar i grupit shprehet se Aktiviteti i grupit ngërthen një periudhë afërsisht njëzetvjeçare, një përvojë të jashtëzakonshme artistike, një histori të ngjeshur me shumë paraqitje skenike, një biografi të pasur dhe një të kaluar nëpër koordinata të ndryshme gjeografike.
Margaritarët janë gjithmonë energjikë, të freskët, atraktiv dhe bindës në skenë. I takojmë nëpër mbrëmje dëfrimi, raste festash, koncerte dhe shfaqje të ndryshme.
Margaritarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e jetës kulturore dhe artistike jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë sepse në mënyrë shumë të natyrshme kanë luftuar krimin muzikor dhe në vend të tij kanë promovuar këngën e mirëfilltë popullore.
Ky mesazh është përcjellur në çdo vend, në çdo rast dhe në çdo skenë. Këta artistë bëjnë kultivimin e mirëfilltë muzikor, kultivimin me dinjitet të traditës muzikore shqiptare, përzgjedhjen e melodive dhe teksteve, luftimin e elementeve devijuese, promovimin e një ngjyre tingullore të qëndrueshme dhe së fundi ruajtjen e identitetit muzikor të shqipes.