E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky premtim arriti në momentin kur Partia islamike e drejtësisë dhe zhvillimit e Erdoganit bënë fushatë për fitoren e tretë në zgjedhjet parlamentare, të caktuara për më 12 qershor.
Kryeministri turk ndėrton










- Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi sot se Turqia do të grryejë kanal mes detit të Zi dhe Marmarit, me qëllim që të lehtësohet komunikacioni nëpër rrjedhat e Bosforit dhe Dardaneleve, gjegjësisht qytetit të Stambollit.

"Kanali i Stambollit do të jetë një ndër projektet më të mëdha në shekujt e fundit dhe do t'i hijezojë kanalin e Suezit dhe të Panamasë", deklaroi kryeministri Erdogan.

Ky premtim arriti në momentin kur Partia islamike e drejtësisë dhe zhvillimit e Erdoganit bënë fushatë për fitoren e tretë në zgjedhjet parlamentare, të caktuara për më 12 qershor.

Studimet për këtë projekt do të vazhdojnë dy vjet dhe do të fillojnë të punohen menjëherë pas zgjedhjeve , deklaroi Erdogan. Ai megjithatë nuk tregoi se sa do të kushtojë ndërtimi i këtij kanali dhe kush do të marrë pjesë në financimin e tij.

Në premtimet parazgjedhore Erdogan vetëm sqaroi se kanali do të jetë i gjatë 40 deri 50 kilometra, i gjerë 50 metra, dhe i thellë 25 metra.

Partitë opozitare theksojnë se ky është vetëm premtim bosh parazgjedhor, me qëllim që të tërhiqen votat e banorëve të qytetit më të madh në Turqi, Stambollit.

Publikuar: 27.04.2011 | 15:58
Lexuar: 751 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime