E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

‘Ky njeri ishte mik i vërtetë për neve, edhe atë në momentet më të nevojshme’, u shpreh para të pranishmëve rektori i UEJL-së, Zamir Dika. Universiteti I Evropës Juglindore, ka hapur sot po ashtu edhe librin e zisë, për të ndjerin Stoel.
UEJL, mbledhje komemorative pėr Maks van der Stoel









Universiteti i Evropës Juglindore, me një minutë heshtje ka filluar sot mbledhjen komemorative në shenjë respekti për nismëtarin e idesë të këtij universiteti, Maks van der Stoel, i cili ndërroi jetë pa tre ditësh.

‘Ky njeri ishte mik i vërtetë për neve, edhe atë në momentet më të nevojshme’, u shpreh para të pranishmëve rektori i UEJL-së, Zamir Dika. Universiteti I Evropës Juglindore, ka hapur sot po ashtu edhe librin e zisë, për të ndjerin Stoel.

Ndërsa në ditën e varrimit të tij, rektori I UEJL-së Zamir Dika, së bashku me një delegacion, do merr pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit nismëtarit të këtij universitetit. Maks van der Stoel ndërroi jetë më 23 prill në moshën 86 vjeçare, në shtëpinë e tij në Hagë.

“Lajmi për vdekjen e zotit Maks Van der Stoel, ish ministër i jashtëm I Holandës, diplomat i karrierës dhe nismëtar i themelimit të UEJL-së, na ka pikëlluar pa masë.

Ambasadori Maks Van der Stoel ishte njeri i rrallë me plot ngrohtësi e mirëkuptim që i kishte ngarkuar vetes mbi supe fatin e njeriut që nuk pranonte kurrfarë kompromisi për të drejtat e njeriut gjithnjë duke qenë i vetëdijshëm se pikërisht këto të drejta paraqesin bazën dhe parimin e përgjithshëm mbi të cilën ndërtohen sistemet demokratike.

Prandaj jemi fortë të bindur se përvoja nga bashkëpunimi me shkëlqesinë e tij Maks Van der Stoel do jetë udhërrëfyes për angazhimet tona të mëtejshme për një arsim dhe shoqëri demokratike”, tha Zamir Dika, rektor i UEJL-së./alsat-m/

Publikuar: 27.04.2011 | 16:05
Lexuar: 611 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime