Prezantimi i ofertës akademike të USHT-së, zgjoi interesim të madh tek qytetarët dhe maturantët e Gostivarit, ndërkohë që ky karvan gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë edhe në qytetet tjera, si Kërçovë, Strugë, Dibër, Kumanovë, Shkup dhe për të përfunduar me Manifestimin qendror që do të organizohet në Tetovë.
Pas pjesëmarrjes së suksesshme në Panairin e edukimit në Prishtinë dhe në Panairin e arsimit dhe karrierës në Shkup, ku me mjaft sukses u promovua oferta universitare, Universiteti Shtetëror i Tetovës, tani më ka filluar me Karvanet promovuese nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë, ku USHT ka fakultetet e saja ose studime të disperzuara.
Karvani promovues i USHT-së filloi më 26.04.2011, në qytetin e Gostivarit, me çrast përfaqësuesit e universitetit, mr. Shefik Shehu, mr. Ibrahim Neziri dhe mr. Kushtrim Ahmeti, para maturantëve të gjimnazit të Gostivarit, prezantuan ofertën akademike të USHT-së për vitin akademik 2011/2012, si dhe kushtet e studimit në universitetin tonë.
Poashtu në sheshin e qytetit të Gostivarit, Parlamenti Studentor i USHT-së, vendosi një stendë në të cilën qytetarët e interesuar patën mundësi që të njoftohen drejtëpërsëdrejti, por edhe nëpërmjet broshurave të ndryshme për kushtet dhe mënyrat e rregjistrimit dhe studimit në USHT.