E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ademi para banorëve të Draçevicës theksoi se ndërtimi i kësaj shkolle dëshmon angazhimin e Qeverisë për investime në sferën e arsimit.
Zėvendėskryeministri Ademi mori pjesė nė vendosjen e gurthemelit pėr ndėrtimin e shkollės sė re nė Draēevicė








Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi i shoqëruar nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Lindita Qazimi dhe deputeti Fahmi Jonuzi, sot ka vizituar Komunën e Studeniçanit me ç’rast është ndalur në fshatin Draçevicë ku ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e shkollës së re periferike "Alija Avdoviç" si dhe në fshatin Batincë ku ka marrë pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e fazës së tretë të rrjetit të kanalizimit.

Ademi para banorëve të Draçevicës theksoi se ndërtimi i kësaj shkolle dëshmon angazhimin e Qeverisë për investime në sferën e arsimit.

"Ne me këtë realizojmë një kërkesë të kahmotshme të banorëve të këtij fshati dhe dëshmojnë angazhimin tonë për të investuar në arsim dhe për të krijuar kushte më të mira për nxënësit. Ky investim është në bashkëpunim në mes Qeverisë së RM-së përkatësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Studeniçanit", theksoi Ademi.
Zëvendësministrja e Arsimit Lindita Qazimi

Ndërkoh zëvendësministrja e Arsimit Lindita Qazimi tha se shkolla do të jetë gati deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.

"Sot është një ditë e gëzuar për nxënësit dhe banorët e këtij fshati sepse fillojmë ndërtimin e shkollës fillore në këtë fshat ku realizojmë një kërkesë të banorëve dhe një premtim tonin. Kjo shkollë do t’i plotësojë nevojat e fshatit dhe do të jetë gati deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor", deklaroi zëvendësministrja Qazimi.

Ndërsa në fshatin Batincë ka filluar punimet për ndërtimin e fazës së tretë të rrjetit të kanalizimit. Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga Komuna e Studeniçanit.

Publikuar: 28.04.2011 | 08:15
Lexuar: 651 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime