E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nuk i kam thënë asgjë arbitrit, vetëm kam qeshur dhe kam bërë gaz. Nëse do të them çfarë mendoj, karriera ime do të përfundonte tash”. “Vetëm kam një pyetje: Pse? Pse Ovrebo [arbitri i ndeshjes Chelsea - Barcelona në gjysmëfinalen e vitit 2007], Busacca [në ndeshjen Barcelona - Arsenal këtë vit], Stark [në këtë ndeshje]? Në secilën gjysmëfinale ndodh e njëjta. Ne flasim për një ekip fantastik. Pse Chelsea nuk shkoi në finale? Pse Inter duhej të shpëtohej nga një mrekulli?”.
Mourinho: Ky do tė jetė “skandali Bernabeu”










Jose Mourinho është i zhgënjyer nga paraqitja e arbitrit në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që e pa Barcelonën të krijojë një avantazh të dukshëm (2-0) që në ndeshjen e parë.

“Nuk i kam thënë asgjë arbitrit, vetëm kam qeshur dhe kam bërë gaz. Nëse do të them çfarë mendoj, karriera ime do të përfundonte tash”.
“Vetëm kam një pyetje: Pse? Pse Ovrebo [arbitri i ndeshjes Chelsea - Barcelona në gjysmëfinalen e vitit 2007], Busacca [në ndeshjen Barcelona - Arsenal këtë vit], Stark [në këtë ndeshje]? Në secilën gjysmëfinale ndodh e njëjta. Ne flasim për një ekip fantastik. Pse Chelsea nuk shkoi në finale? Pse Inter duhej të shpëtohej nga një mrekulli?”.

“Kur ishim 0-0 duhej të inkuadronim Kaka për Lass [para përjashtimit]. Nuk e di nëse fuqia e [presidentit të Federatës Spanjolle] Angel Villar në Uefa, ose Unicefit, por nuk e kuptoj”.

“Guardiola është një trajner fantastik, por ai e fitoi Ligën e Kampionëve, që do të më turpëronte mua, me skandalin në Stamford Bridge. Këtë vit, nëse ai e fiton, do të jetë skandali Bernabeu”, ka thënë Mourinho pas disfatës së mbrëmshme.


Rasti i kartonit të kuq të Pepe (video):


Publikuar: 28.04.2011 | 12:09
Lexuar: 374 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime