Saraj FEST paraqet një bashkëpunim të Lëvizjës ZGJOHU!, Komunës Saraj dhe bartësit të manifestimit Shoqata Drita e Dërvenit, që ka për qëllim ringjalljen e fuqishme të qendrës rekreative sportive SARAJ si dhe kthimin e vizitave familjare në këtë qendër bashkë me jetën sportive dhe rekreative të qytetarëve të Shkupit.
Nadire Ismaili bashkë me Eleonora Musliun, përfaqësuese të Lëvizjës ZGJOHU!, drejtuan konferencën e sotme për shtyp të organizuar nga Lëvizja ZGJOHU!, Shoqata Drita e Dervenit dhe Kryetari i Komunës Saraj Blerim Bexheti, me rastin e organizimit të manifestimit Saraj Fest.
Saraj FEST paraqet një bashkëpunim të Lëvizjës ZGJOHU!, Komunës Saraj dhe bartësit të manifestimit Shoqata Drita e Dërvenit, që ka për qëllim ringjalljen e fuqishme të qendrës rekreative sportive SARAJ si dhe kthimin e vizitave familjare në këtë qendër bashkë me jetën sportive dhe rekreative të qytetarëve të Shkupit.
Për këtë arsye, ditën e diel, me 1 maj,me fillim në ora 12:00 institucionet e mësipërme do të realizojnë një koncert të madh me muzikë popullore dhe zbavitëse në qendrën rekreative Saraj dhe ftojnë të gjithë qytetarët që familjarisht të vizitojnë Sarajin dhe të shfrytëzojnë hapësirat e rregulluara të Sarajit nga ana e komunës. Aktivitetet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në të ardhmën e afërt me proekte të veçanta.
Për disponimin e qytetarëve do të kujdesën yjet si Adrian Gaxha, Leonora Polozka, Aziz Murati, Beqir Aliu, Berkan Ahmeti, Mustafa Imeri, Valon Suma, Severxhane Laci dhe shumë të tjerë bashkë me performancat e shoqatava Drita e Dërvenit, Karshiaka, Ibe Palikuqi dhe Emin Duraku.
Andaj, apelojmë që qytetarët masovikisht të bashkangjiten në ringjalljen e Sarajit dhe rikthimin e kulturës së piknikut familjar, sportit dhe rekreimit.
Kryetari i komunës, z. Blerim Bexheti përshëndeti këtë manifestim duke premtuar mbështetjen e nevojshme të Komunës për rigjallërimin e Qendrës Rekreative Sportive Saraj.
Bexheti gjithashtu informoi rreth punëve që janë kryer në këtë qendër për të mundësuar kushte të volitshme për sport, piknik dhe dëfrim familjar me çrast, qytetarët do të binden me 1 maj dhe çdoherë kur të vizitojnë këtë qendër tradicionale.