E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshimet klimatike shumë shpejtë do të munden t’i shlyejnë nga faqja e dheut disa nga destinacionet më të njohura turistike. Duke iu falënderuara ngrohjes globale, ndoshta për turistët ky do të jetë rasti i fundit që të vizitojnë lokalitetet e Galapagos deri tek bregu i Dalmacisë” shkruan në faqet e këshilltarit turistik, Yahoo! Travel.
Ngrohja globale mund tė zhduk disa destinacione turistike
Ndryshimet klimatike shumë shpejtë do të munden t’i shlyejnë nga faqja e dheut disa nga destinacionet më të njohura turistike. Duke iu falënderuara ngrohjes globale, ndoshta për turistët ky do të jetë rasti i fundit që të vizitojnë lokalitetet e Galapagos deri tek bregu i Dalmacisë” shkruan në faqet e këshilltarit turistik, Yahoo! Travel.

I pari në listën e destinacioneve të rrezikuara janë Maldivet, që sipas parashikimeve të shkencëtarëve deri në vitin 2050 mund të përmbysen krejtësisht. Dhe përderisa Maldivet në vit e vizitojnë rreth 600 000 njerëz, qeveria e atjeshme tashmë po e shqyrton ‘planin e krizës’ të zhvendosjes së 386 000 banorëve në Shri Lankë, Australi apo Indi.
Destinacioni i dytë është bregu i Dalmacisë, që turistët e vetë i përfitoi me plazhe dhe ishuj të shumtë. Më të rrezikuarit janë lokacionet e vogla ngjit me breg ndërsa termi ‘shtëpia afër detit’ viteve të fundit shkaku i shtimit të nivelit të ujit mori dimension tjetër. Megjithatë, kjo nuk i parandalon mijëra turistë që të kënaqen në bukuritë natyrale të Dalmacisë.

Shkëmbinjtë koralë të Australisë gjithashtu u gjetën në listën e lokacioneve që mund të zhdukën së shpejti. Në fakt, që nga viti 1990 shtimi natyral i koralëve u zvogëlua për 14 për qind. Ekspertët konsiderojnë se deri në vitin 2050 temperatura mesatare e detit do të rritet për 1,5 gradë Celsius dhe se në këta shkëmbinj do të zhduken rreth 95 për qind të koralëve.
Rreth 15 000 alpinistë ngjiten në vit në Kilimanxharo, ndërsa akullnajat që e bëjnë aq të veçantë, zhduken çdo ditë. Që nga viti 1912 deri më sot janë zhdukur 84 për qind e sipërfaqes së mbuluar me akull, ndërkaq shkencëtarët besojnë se deri në vitin 2020 do të zhduken tërësisht. Fat i ngjashëm e pret edhe Alpet.

Vetëm në Zvicër brenda vitit për skiim shkojnë më shumë se 8 milionë njerëz. Shkaku i ngrohjes globale deri në vitin 2100 do të zhduken rreth 40 për qind të lokacioneve për skiim, ndrysa që tani shumë prej tyre shkaku i temperaturave të larta gjatë sezonit të skiimit i furnizojnë me borë artificiale.
Që situata është shumë e keqe e dëshmon edhe fakti se vitin e kaluar një zviceran kompleksin e tij të skiimit në Ernen ia shiti një biznesmeni britanik për gjithsejtë 1 frang zvicerane. Në fakt, sigurimi i borës artificiale është bërë një vështirësi jashtëzakonisht e madhe.

Që nga viti 1990 numri i turistëve të Galapagos është katërfishuar në 180 000, ndërsa që nga viti 2001 numri i fluturimeve ajrore u shtua për 193 për qind andaj ekspertët konsiderojnë se ‘trafiku’ kaq i dendur mund të ndikojë keq në ‘bashkësinë biologjike më të pastër në botë’. Janë rrezikuar rreth 39 për qind e bashkësisë së kafshëve, 50 për qind e bashkësisë së detit dhe 59 për qind e bashkësisë bimore. Për të zvogëluar vërshimet e turistëve, Ekuadori po e shqyrton futjen e dëmshpërblimin turistik prej 300 dollarësh.



Publikuar: 13.05.2009 | 04:17
Lexuar: 3616 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
drenusha (14/12/2009 21:37:16) shum me pelqejn kto gjana mu.ton kohen kerkoj gjana te reja,edhe mundohem me e pregatit veten se qka mundet me te sjell natyra.
joana (06/01/2010 22:36:31) ishalla jo......une besoj se do e bejne nje gje deri atehere......
anja (02/06/2010 21:37:54) shume i bukur shkrimi edhe fotoja sh nice po mundeni te beni nje reportazh te bukur per mbrojtjen e nje mjedisi te caktuar ........

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime