E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vend të marshit tradicional 1 Maj, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në prag të festës së punës filloi fushatë për konfirmimin e pagës minimale me të cilën duhet të sigurohet siguri materiale dhe sociale të punëtorëve.
Dita ndėrkombėtare e punės





Maqedonia shënon 1 Majin Ditën ndërkombëtare të punës në nder dhe përkujtim të luftës historike të punëtorëve nga gjithë bota për avancimin e drejtave të tyre.

Në vend të marshit tradicional 1 Maj, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në prag të festës së punës filloi fushatë për konfirmimin e pagës minimale me të cilën duhet të sigurohet siguri materiale dhe sociale të punëtorëve.

Në urimin që e dërgoi me rastin e festës, Sindikata u bëri thirrje të gjitha subjekteve përgjegjëse në shtet, para së gjithash Kuvendi dhe Qeveria, si dhe organizatat e punëdhënësve t'i respektojnë të drejtat materiale dhe sociale të punonjësve të përcaktuara në Kushtetutë, ligjet dhe marrëveshjet kolektive dhe të kontribuojnë për avancimin e tyre të mëtejshëm.

Protesta të 1 Majit kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve sot në qendrën e Shkupit organizoi Lëvizja për të drejta sociale "Lenka". Qëllimi është që të ngrihet ndërgjegjja e punonjësve se duhet të luftojnë për t'i mbrojtur të drejtat e tyre të punës.

Marsh të 1 Majit paralajmëroi edhe Partia Liberale Demokratike, e cila është pjesë e projektit të saj "Çdo qytetar aksionar". Partia Socialiste në Shkup do të vendosë lule para bustit të Vasil Galavinovit, themelues i lëvizjes socialiste dhe të punës në Maqedoni. Klubi i grave i LSDM-së, prapë, organizon tubim.

Dita ndërkombëtare e Punës është festë shtetërore në më shumë vende të botës. Në Maqedoni deri në vitin 2006 ajo festohej më 1 dhe 2 Maj, por prej vitit 2007 festohet vetëm 1 Maji. Në mënyrë tradicionale qytetarët e Maqedonisë në këtë ditë dalin në shëtitje në natyrë.

Dita e Punës festohet në ditën e parën të majit në shenjë respekti ndaj viktimave nga greva që është mbajtur nga 1 deri më 4 maj të vitit 1886 në Çikago. Qëllimi i demonstratave të 1 Majit në Çikago kanë qenë që të merret parasysh vendosja tetë orë punë në ditë, por policia ka përdorur forcë dhe ka pasur viktima. Organizuesit e grevës kanë dalë në gjyq, ndërsa katër prej tyre janë ekzekutuar. Tre vite pas ngjarjeve në Çikago, në Kongresin e parë të Internacionales së dytë që u mbajt në Paris në vitin 1989, është vendosur që çdo vit më 1 Maj, në përkujtim të punëtorëve të Çikagos të mbahen protesta masovike.

Publikuar: 01.05.2011 | 12:27
Lexuar: 534 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime