E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lejtnant Gjenerali i NATO-s, Çarls Bushard tha se forcat aleate kishin goditur një ndërtesë që përdorej për komandimin e operacioneve në Tripoli, por shtoi se trupat e tij nuk kanë në shenjestër individë. Ai tha se NATO-ja shpreh keqardhje për humbje jetësh, sidomos të civilëve.
NATO vret djalin e Moamar Gadafit





NATO-ja thotë se kishte ndërmarrë dje goditje ajrore mbi Tripoli, por nuk mund të konfirmonte njoftimet se një nga goditjet kishte lënë të vrarë djalin e udhëheqësit libian Moamar Gadafi dhe tre nipave të tij.

Lejtnant Gjenerali i NATO-s, Çarls Bushard tha se forcat aleate kishin goditur një ndërtesë që përdorej për komandimin e operacioneve në Tripoli, por shtoi se trupat e tij nuk kanë në shenjestër individë. Ai tha se NATO-ja shpreh keqardhje për humbje jetësh, sidomos të civilëve.

Ndërkaq, Bengazi, qendra e kryengritjes libiane ushtonte mbrëmë nga të shtënat në ajër dhe boritë e makinave, ndërkohë që banorët dhe kryengritësit festonin lajmin e zëdhënësit të qeverisë se një goditje e NATO-s kishte vrarë një nga djemtë e Moamar Gadafit.

Zëdhënësi Musa Ibrahim tha se tre nga nipat e Gadafit ishin vrarë gjithashtu gjatë sulmit të djeshëm në shtëpinë e të birit në Tripoli. Po sipas zëdhënësit, Moamar Gadafi dhe e shoqja ishin në atë shtëpi në momentin e sulmit, por nuk ishin dëmtuar.

Musa tha se goditja la të vrarë 29-vjeçarin Saif Al-Arab Gadafi, dhe shkaktoi plagosjen e disa personave të tjerë që ishin në atë ndërtesë. Zëdhënësi i qeverisë e cilësoi incidentin një përpjekje të drejtpërdrejtë për të vrarë Gadafin. Megjithatë, nuk ka pasur reagime nga NATO lidhur me këtë sulm.

Gazetarët u lejuan t’i afrohen shtëpisë që u sulmua dhe ata raportuan se kishin parë dëme të përgjithshme.

Dje, NATO hodhi poshtë një ofertë nga Moamar Gadafi për negociata në mënyrë që të ndalet konflikti në vend. NATO-ja thotë se kërkon vepra dhe jo fjalë nga udhëheqësi libian.

Publikuar: 01.05.2011 | 12:29
Lexuar: 418 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime