E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse strategjia e këtillë e dashurisë duket e pazakontë, në periudhën e adoleshencës të shumtë janë ata që janë të bindur që më mirë është të mos futen në lidhje pasi që edhe ashtu në fund të vuajnë dhe do ta kenë zemrën e thyer.
Mė mirė vetė, se me zemėr tė thyer?






Edhe pse strategjia e këtillë e dashurisë duket e pazakontë, në periudhën e adoleshencës të shumtë janë ata që janë të bindur që më mirë është të mos futen në lidhje pasi që edhe ashtu në fund të vuajnë dhe do ta kenë zemrën e thyer.

Sipas disa hulumtimeve, kjo mënyrë e sjelljes është gjithnjë e më e shpeshtë pasi që shumë të rinj nuk dëshirojnë të futen në lidhje për shkak të frikës se do të lëndohen.

Të jesh me dikë, ndjenjë e mrekullueshme

Të jesh me dikë, nëse pajtoheni, është ndjenjë e mrekullueshme, por fatkeqësisht ndonjëherë ndodh ndarja, e cila nuk është aq gjë e mirë. Disa janë të mendimit se më mirë të mos lëshoheni në lidhje pasi që sigurisht do të lëndoheni.

Gjithsesi që këtu nuk mendojmë në periudhën nëpër të cilën të gjithë kalojnë, kur të mos ndihemi të gatshëm për lidhje dhe dëshirojmë të jemi “solo” që të mund t’i rregullojmë mendimet dhe ndjenjat dhe t’i përkushtohemi vetvetes.

Këtu mendojmë në personat të cilat për shkak të frikës se mos lëndohen mbyllen në “shtëpinë” e tyre emocionale që të mbrohen nga komplikimet dhe problemet.

Ikja nga lidhja dhe idealizimi i një personi

Njëra nga strategjitë e popullarizuara në periudhën e adoleshencës paraqet ikja nga lidhja dhe idealizimi i një personi, të cilin nuk e njohin dhe për të cilin mendojnë se janë dashuruar në të. Në imagjinatën e tyre janë në gjendje të ndërtojnë tërë tregimin e lumtur të dashurisë edhe pse në realitet assesi nuk mundohen që t’i afrohen “objektit të tyre të dëshiruar”.

Më shumë janë të dashuruar në këtë ndjenjë të dashurisë sesa në personin të cilin edhe nuk e njohin. Kështu sigurisht që nuk do të jenë të lënduar, vetëm në qoftë se personi në të cilin janë “dashuruar” nuk është nga rrethina e tyre, kështu që e takojnë me të dashurin/të dashurën.

Nëse për një person nuk dini shumë, vështirë që këtë mund ta quani ndjenjë të dashurisë, por në periudhën e adoleshencës, kur emocionet janë shumë më intensive, jemi të prirë të besojmë se jemi të dashuruar çmendurisht në ndokënd.

Këta mund të jenë disa persona të famshëm, por edhe dikush që e njohim që e takojmë në fqinjësi, shkollë, aktivitete sportive etj.

Edhe pse kështu nuk do të liheni, as nuk do të gjeni lumturi në dashuri. Dhe po ashtu nuk do të mund të ikni nga ndjenja e vetmisë dhe pikëllimit, që po ashtu nuk është ndonjë super ndjenjë.

Të refuzosh dashurinë, nuk është aspak gjë e pjekur

Të refuzosh dashurinë nga frika se më vonë do të vuash nuk është aspak gjë e pjekur. Për më shumë, ai i cili rrezikon në dashuri, p.sh. lidhja në të cilën të gjithë kanë dyshuar (duke përfshirë edhe vetë aktorët) mund të përfundojë me “happy end”.

Këtë askush nuk e di! Natyrisht, ndarjet dhembin madje edhe nëse vetë i iniciojmë, madje edhe atëherë kur të dalim nga ndonjë marrëdhënie e keqe. Më shumë dhemb kur na lë dikush i cili ka vlerë të madhe për ne, e kemi përshtypjen se kjo dhimbje kurrë nuk do të ndalet dhe kurrë më dikë nuk do ta duam.

Natyrisht, njerëzit shërohen dhe zemra e thyer me kalimin e viteve shërohet edhe pse atëherë na duket se kurrë nuk do ta tejkalojmë fundin e asaj dashurie.

Publikuar: 01.05.2011 | 12:49
Lexuar: 828 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime