E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zanafilla e Bergamos daton që në shekullin e dymbëdhjetë kur një fis Ligurian themeluan Barrën apo vendin që sot quhet Fara. Në shekullin e VI okupohet së pari nga Etruskët e më pas edhe nga Galët të cilët ndryshuan emrin në Berghem, berg do të thotë mal kurse hem vendbanim.
Bergamo, qyteti ku gėrshetohen modernia, antikja dhe dashuria pėr Atlantėn















Reportazh: Qyteti i Bergamos, historia, prejardhja, toponimi, monumentet kulturore, turizmi ...



Zanafilla e Bergamos daton që në shekullin e dymbëdhjetë kur një fis Ligurian themeluan Barrën apo vendin që sot quhet Fara. Në shekullin e VI okupohet së pari nga Etruskët e më pas edhe nga Galët të cilët ndryshuan emrin në Berghem, berg do të thotë mal kurse hem vendbanim. Në Bergamo jetojnë rreth 120 mijë banorë Qyteti ndahet në dy struktura urbane dhe në dy nivele: qyteti i ulët dhe e famshmja Citta Alta apo qyteti i lartë si qendër historike dhe artistike.


Nga Avni Osmani

Qyteti i Bergamos është i ndarë në dy pjesë: Bergamoja e lartë dhe Bergamoja e ulët apo e poshtme. Pjesa e lartë është më antike e rrethuar me mure të larta e te vjetra peseqindvjeçare.

Qendra e Bergamos së lartë aty ku është edhe Piazza Vechia apo sheshi i vjetër është mjaftë e qetë, aty gjendet edhe e ashtuquajtura ndërtesa e së drejtës apo Palazzo della Ragione e ndërtuar në shekullin e XII-të.

Sallonet e kësaj ndërtese paraqesin gërshetime të simboleve dhe afreskeve të vjetra. Përballë kësaj ndërtese gjendet Biblioteka si dhe një sërë monumentesh të romantizmit dhe të rilindjes, aty gjendet edhe e ashtuquajtura Cappella Colleoni e rrethuar me laramani përpunimesh nga mermeri i bardhë dhe i kuq.

Bergamoja e poshtme karakterizohet për nga numri i madh i kishave dhe i monumenteve antike të rruajtura me xhelozi të madhe -ndër ta më të njohurat jane kisha e S.Spirito pastaj kisha e S.Alessandro si dhe kisha e S.Bartolomeo.

Këtu kemi një numër të madh muzeumesh prej të cilave më i njohuri është Pinakoteka e akademisë së Kararës.Qyteti i Bergamos për nga sipërfaqja është provinca apo qendra e katërt e Lombardisë e kufizuar me dy lumenj të mëdhenj, lumi Oglio në lindje dhe Adda në perëndim e mbyllur në veri nga alpet Orobie,kurse e hapur në jug me rrafshina të mëdha. Qyteti ndodhet në një lartësi mbidetare prej 249m.

Pamje nga Bergamo


Në Bergamo dimrat janë të ftohtë, kurse vera është e nxehtë. Nga muaji nëntor e deri në muajin mars kemi prani të mjegullës masive kurse gjatë muajve të verës lagështi të madhe ajri,kurse muajt nga tetori e deri në prill përcillen me shira të vazhdueshëm,ndërkaq muajt e dimrit karakterizohen me reshje dëbore dhe ngrica. Temperaturat mesatare sillen -5gradë C e deri në 35 gradë C gjatë verës.

Historiati, prejardhja e emrit Bergamo

Zanafilla e Bergamos daton që në shekullin e dymbëdhjetë kur një fis Ligurian themeluan Barrën apo vendin që sot quhet Fara. Në shekullin e VI okupohet së pari nga Etruskët e më pas edhe nga Galët të cilët ndryshuan emrin në Berghem, berg do të thotë mal kurse hem vendbanim.
Ky emërim i veçantë akoma sot e kësaj ditë mbetet i paprekur në dialektin Bergamask.Një shekull më vonë për Comon filloi një periudhë e pushtimit nga romakët dhe Galët të cilët e morën në shekullin e dytë para linde së Krishtit.

Këta ja ndryshuan emrin në Bergomun. Banorët e Bergomunit bëhen qytetar romak në vitin 49 para Krishtit. Pikërisht në këtë moment rifillon lindja e komunave që numëronin mbi dhjetë mijë banorë.Në shek.e V-të ndodhën shumë okupime barbare. Së pari Gotët në vitin 401 e mandej Hunët të udhëhequr nga Atila e më pas u sunduan nga fisi Vandal.

Gjatë shek. IX-të qyteti u rrethua nga feudalët në krye me perandorinë Carolingio.Pas saj fuqia politike kaloi në duart e veskofëve të cilët praktikuan panairet në gjelbërimet e Shën Alessandrës, duke i dhënë qytetit një fuqi dhe peshë të madhe tregu.

Bergamo, Cita Alta


Ka fundi i shekullit XII-të ndërtohet Pallazo della Ragione që do të thotë Ndërtesa e së Drejtës,dhe qyteti filloi të zgjerohet jashtë mureve.duke ia bërë themelin Bergamos së Poshtme.Në vitin 1407 qyteti pushtohet nga sundimtari Malatesta dhe pas 12 vjet sundimi qyteti bie në duart e Filippo Maria Viskontit.

Gjatë shek.te XVI-të qytetin e okupuan Francezët dhe Spanjollët. Në vitin 1561 Venediku kontribuoi në rindërtimin e mureve të Qytetit të lartë.Në vitin 1630 qyteti vërshohet nga një epidemi e ashtuquajtur sëmundja e qenve të tërbuar (le Peste) ku humbën jetën shumë banorë të Bergamos.

Festa patronale e Bergamos njihet si S.Alessandro e cila festohet më 26 gusht

Në Bergamo jetojnë rreth 120 mijë banorë. Qyteti siç e përmendëm më lartë ndahet në dy struktura urbane dhe në dy nivele:qyteti i ulët dhe e famshmja Citta Alta apo qyteti i lartë si qendër historike dhe artistike.

Bergamo


Turizmi dhe vizita në Bergamo

Nëse keni vendosur të vizitoni qytetin e Bergamos gjatë muajit të gushtit mund të ndjekni dhe të jeni pjesëmarrës në të ashtuquajturin Revolucionin mesjetar historik që mbahet në Bianzano,si dhe një numër i konsiderueshëm i festave të tjera. Kurse në shtator në Mozzanica mbahet festa e peshkut,kurse në Grumelo del Monte dhe Trescore Balneario çdo vjet mbahet festa e rrushit.

Fillojmë të vizitojmë Bergamon e lartë duke filluar nga qendra e vjetër (Piazza Vecchia)që njëherit është edhe simboli kryesor i qytetit,në qendër gjithashtu dominojnë edhe objektet kulturore dhe historike me përmasa antike të cilët zgjojnë interesin e vizitorëve,objekte këto të punuara disa prej mermerit të bardhë,si më të njohurat mund ti përmendim: Pallazo della Ragione, monumenti il Campanone e cila sot njihet si selia e Universitetit të Bergamos, gjithashtu aty hasim edhe bibliotekën civile. Përballë sheshit të së drejtës gjendet edhe sheshi i Duomos.


Alta, aty ku kanë punuar artistët më të mëdhenj

Monumenti më i rëndësishëm historik në Bergamo Alta është objekti S.Maria Maggiore i ndërtuar në shekullin e XII-të. përplot me Basilica kurse struktura e saj e jashtme është origjinale romake.

Aty kanë punuar shumë artistë :Lombard.Venet,Toskan si dhe artist të huaj. Aty gjejmë një koleksion të stilit barok nga Andrea Fantomi si dhe varrin e Gaettano Donizettit dhe mësuesit të tij Simon Mayr.Me vlera të jashtëzakonshme janë ikonat dhe ilustrimet artistike t ë punuara nga Lorenzo lotto,Capoferri dhe Giovanni Belli.

Bergamo


Muret e Qytetit të lartë të ndërtuara qysh nga epoka romake e shekullit VIII-të,edhe pse disa herë kanë qenë të rikonstuktuara dhe të modifikuara prapë se prapë e kanë ruajtur koloritetin antik.

Atraksion tjeter për vizitorët dhe turistët paraqesin edhe vizita në natyrë dhe parqet e bukura,mund të përmendim parkun regjional të Bergamos e cila gjendet jo shumë larg qendrës së qytetit.Poashtu vlen të përmendet edhe vendi i quajtur Val Brembana me lokaliletet e saja turistike si:Serina, Foppolo,Carona,Piazzatore dhe Branzi vende këto ku dhe mund të vendoseni dhe të qendroni me ditë dhe net. Aty afër gjinden edhe fshatra me bukuri të veçanta si San Pellegrino me banjat kuruese.

Përveç turizmit në qytetin e Bergamos janë të zhvilluara edhe degët tjera. Bujqësia është e zhvilluar-toka punohet me përkushtim të madh,blegtoria gjithashtu ka hovin e saj në këtë vend,peshkataria dhe gjuetia janë mjaft të përhapura.

Bergamoja me rrethinë zë vend të rëndësishëm edhe për sa i përket zonave industriale me fabrika dhe ndërmarrje nga më të ndryshmet, e metalit, e granitit dhe mermerit,e mjeteve kimike,e industrisë së lehtë dhe asaj të rëndë si dhe aktivitete të tjera.

Bergamo


Qejfli dhe tifoz të flaktë të ekipit të tyre Atlantës


Bergamaskët njihen si njerëz punëtor dhe të dhënë tepër pas punës dhe orarit preciz gjatë javës,kurse gjatë vikendit preferojnë argëtimet nëpër disko klubet si dhe nëpër lokalet ku tubohen rinia deri në orët e hershme të mëngjesit. Ata janë edhe adhurues të denjë të sporteve e sidomos të futbollit.

Tifoz të flaktë të Atalantës së tyre e themeluar në vitin 1907, cila garon ne seria A dhe gjendet diku në shtatë vendet e para në klasifikim. Përcjellin çdo ndeshje ku luan ajo madje shkojnë edhe jashtë Bergamos për tu dhënë kurajë djelmoshave bergamask. Përndryshe edhe sportet tjera përveç futbollit zënë vend të rëndësishëm në jetën e Bergamaskëve.

P.S. Autori është aktor dhe jeton në Bergamo, Itali



Publikuar: 13.05.2009 | 05:10
Lexuar: 1671 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime