E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ceremoninë e lumturimit të Papës Gjon Pali i II kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.
Lumturohet Papa Gjon Pali i dytė








Sot në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Papa Gjon Pali II. Në meshën solemne, që është zhvilluar me këtë rast, kanë qënë të pranishëm shumë personalitete të larta të Papatit, drejtues e përfaqësues të lartë të shtetit italian, kryetarë shtetesh të vendeve evropiane e botërore, dhjetëra e mijëra pelegrinë, besimtarë e bashkatdhetarë polakë dhe qytetarë të tjerë nga mbarë bota.

Në ceremoninë e lumturimit të Papës Gjon Pali i II kanë marrë pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli si dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.

Ceremonia e lumturimit të Papës Gjon Pali II, nëpërmjet meshës madhështore, është drejtuar nga Papa Benedikti XVI. Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjtë vërtetoi se Papa Gjon Pali ka kryer të paktën një mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI, procesi i lumturimit apo shpallja e Papës Gjon Pali II “i bekuar” shënon një hap vendimtar drejt shenjtërimit të tij.

Ndërkohë 1 milionë persona ishin të pranishëm në sheshin Shën Pjetër në Vatikan dhe ndoqën meshën e mbajtur nga Papa Benedikti XVI.

Papa i lindur në Poloni bëri 104 udhëtime nëpër botë, më shumë se çdo papë tjetër në histori. Ai gjithashtu fali personin që u përpoq ta vriste atë në vitin 1981.

Ndërkohë kundërshtarët e lumturimit besojnë se Papa mund të ketë luajtur rol në mbulimin e abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë. Kritikë të tjerë mendojnë se ai ishte tepër pozitiv ndaj zakoneve indigjene.

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi gjatë ceremonisë së Lumturimit të Papës Gjon Pali II – Bazilikata e Shën Pjetrit 01/05/2011

Lumturimi i Gjon Palit II është një ndihmë për Kishën Katolike dhe duke përfituar nga popullariteti i tij i jashtëzakonshëm autoritetet kishtare shpresojnë në një rishprehje të një mesazhi pa kompromis që i drejtohet botës së sotme moderne, e cila shpesh herë nuk i kushton vëmendje institucionit të besimit.

Kisha është e vetëdijshme se Gjon Pali II kishte një fat të jashtëzakonshëm që ka magjepsur edhe përtej qarqeve të krishtera.

Vdekja e tij në vitin 2005 e privoi kishën nga një zë unik në botë.

Megjithëse pasardhësi i tij Benedikti XVI është tepër i respektuar dhe po përfiton nga një efekt mbarëbotëror që kishte Gjon Pali II, ai nuk ka karizmin e tij.

Mesha po mbahet nga Papa Benedikti XVI.

Festime të tjera do të zhvillohen në kisha të tjera katolike në gjithë botën, përfshirë edhe Basilikën e Uashingtonit.

Publikuar: 02.05.2011 | 00:29
Lexuar: 444 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime