Në shënimin e 60-vjetorit të Aleancës morën pjesë rreth 200 deputetë nga 38 delegacione të vendeve-anëtare të NATO-s dhe vendeve me status asociativ në AP të NATO-s, të cilët së bashku punojnë në mbrojtjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit, si vlera fundamentale të Marrëveshjes së NATO-s, të Uashingtonit.
Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar në avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit në rajon dhe të realizimit të tërësishëm të axhendës euroatlantike, theksuan deputetët nga Kuvendi i Maqedonisë, Talat Xhaferi, Vllado Buçkovski dhe Pavle Trajanov, të cilët morrën pjesë në shënimin e 60-vjetorit të NATO-s në Senatin italian në Romë.
Siç kumtoi sot Sektori për marrëdhënie me opinionin, pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti Buçkovski, duke e përshëndetur këtë ngjarje, mes tjerash, theksoi se perspektiva e qartë euroatlantike e vendeve të rajonit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, paraqesin forcë shtytëse për stabilizimin dhe zhvillim të qëndrueshëm demokratik të vendeve të rajonit.
Ai konstatoi se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit perëndimor qëndrojnë qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme në NATO, dhe në atë kontekst interesi gjeo-strategjik i Aleancës për pranim të Republikës së Maqedonisë në NATO është i pakontestueshëm dhe në kontinuitet i konfirmuar nga NATO-ja - çon drejt rrumbullakësimit të procesit të Evropës, e plotë dhe në paqe.