E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në të gjitha taborët, përveç atij serb, është shtuar disponimi për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo ndjenjë kundër misionit të BE-së për sundim të ligjit ka ardhur pasi që EULEX-i brenda dy vjetësh, sipas tyre, nuk ka rritur të përmbushë as minimumin e pritjeve.
Rritet disponimi anti-EULEX







Fadil Sertolli

Idenë e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit për funksionalizimin, ose largimin e misionit të EULEX-it nga Kosova, kanë filluar ta mbështesin edhe përfaqësues të opozitës kosovare, por edhe analistë të pavarur.

Në të gjitha taborët, përveç atij serb, është shtuar disponimi për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo ndjenjë kundër misionit të BE-së për sundim të ligjit ka ardhur pasi që EULEX-i brenda dy vjetësh, sipas tyre, nuk ka rritur të përmbushë as minimumin e pritjeve.

Prandaj, përfundimisht, siç thanë për “Zëri” përfaqësues të partive politike, EULEX-i është mision i dështuar në të gjitha çështjet, është joefikas dhe si i tillë duhet të përfundojë së qëndruari në Kosovë.

Sipas opozitës dhe analistëve politikë, qytetarët me të drejtë kanë pritur gjëra pozitive që EULEX do ta luftojë kriminalitetin, korrupsionin, do ta stabilizojë dhe konsolidojë sistemin e drejtësisë dhe atë të gjyqësisë në Kosovë, doganat dhe veriun e Kosovës, mirëpo asnjë prej tyre EULEX-i nuk e ka bërë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se EULEX-i ka dy opsione, ta rrisë efikasitetin ose të kërkojë një strategji largimi nga Kosova, siç e quan ai, “exit strategji”.

“Veç spektakleve mediale, EULEX-i ka dështuar në misionin e vet, duke arritur kulmin me deklarimet për rikthimin e gjyqtarëve në veri”, ka thënë Rexhepi.

Edhe, ambasadori i Francës në Kosovë, Zhan Fransua-Fitua, ka deklaruar se mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës po i vjen fundi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ndërkaq, ka thënë se EULEX-i si mision këshillëdhënës, ka dështuar në të gjitha segmentet.

Publikuar: 03.05.2011 | 13:22
Lexuar: 432 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime