E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rritja e shpenzimeve të jetesës është rezultat i treguesve më të lartë të perimeve për 5,2 për qind, peshkut për 0,9 për qind, frutave të përpunuara për 0,6 për qind, prodhimeve të drithit, produkteve të peshkut dhe qumështit për 0,5 për qind, mishit dhe vezët për 0,4 për qind, qumështi i freskët dhe kosi dhe pijet alkoolike për 0,2 për qind
Nė prill janė rritur ēmimet me pakicė dhe shpenzimet pėr jetesė













Çmimet me pakicë në prill janë rritur për 0,7 për qind, ndërsa shpenzimet për jetesë për 0,3 për qind në krahasim me muajin paraprak, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Rritja e shpenzimeve të jetesës është rezultat i treguesve më të lartë të perimeve për 5,2 për qind, peshkut për 0,9 për qind, frutave të përpunuara për 0,6 për qind, prodhimeve të drithit, produkteve të peshkut dhe qumështit për 0,5 për qind, mishit dhe vezët për 0,4 për qind, qumështi i freskët dhe kosi dhe pijet alkoolike për 0,2 për qind.

Rritje e shpnezimeve për jetesën janë vërejtur edhe te transporti i udhëtarëve, enëve të kuzhinës, shërbimeve për arsim dhe shërbime të tjera, shërbime për mirëmbajtjen e banesave, mjetet e higjenës, materialet për mirëmbajtjen e banesës, shpenzimet për mirëbajtjen e automjeteve si dhe veshjet dhe mobiljet.

Ulje të shpnezimeve të jetesës ka te yndyrnat për 2,2 për qind, pijet joalkoolike për 1,7 për qind, frutat për 0,6 për qind dhe përpunimin e mishit për 0,4 për qind. Gjithashtu ulje është vërejtur edhe te aparatet elektrike shtëpiake dhe mjetet e qarkullimit, derivatet e naftës dhe këpucëve dhe shërbimeve PTT.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet kanë shënuar rritje prej 4,6 për qind ndërsa shpenzimet e jetesës prej 4,8 për qind.

Publikuar: 03.05.2011 | 06:36
Lexuar: 510 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime