Ndryshime pati edhe në listën e njësisë së gjashtë zgjedhore. Në këtë njësi zgjedhore bartës i listës do të jetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, e dyta Teuta Arifi, i treti në listë është Talat Xhaferi, i katërti Behixhudin Shehapi, i pesti Xhevat Ademi, pastaj Dëshira Imeri, Irfan Deari, i teti në listë është ministri i mjedisit Nexhati Jakupi, Hajrie Misini, Hisen Xhemaili dhe Mehmet Selmani.
Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi dhe Tahir Hani nuk do të jenë kandidatë për deputetë në Listat e BDI-së. Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie. Edhe pse në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë Qendrore ishte vendosur paraprakisht që Xhevat Ademi të mos ishte kandidatë për deputet, ai iu rikthye listës pas tërheqjes në momentin e fundit nga zv/kryeministri Abdylaqim Ademi.
Për shkak të pakënaqësive brenda BDI-së kandidatë për deputetë nuk do të jenë as ministri aktual i pushtetit lokal Musa Xhaferi si dhe koordinatori i grupit parlamentar Tahir Hani.
Këshilli i përgjithshëm i BDI-së në mbledhjen e sotme miratoi listat e deputetëve. Në njësinë e parë zgjedhore bartës i listës do të jetë kryetari aktual i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, e dyta Suzana Saliu dhe i treti kryetari i Lidhjes Demokratike të Boshnjakëve Rafet Muminoviq. Në njësinë e dytë zgjedhore bartëse e listës do të jetë Ermira Mehmeti Devaja, i dyti Rexhail Ismaili nga Sllupçani, i treti deputeti i deritashëm Hajrulla Misni, i katërti drejtuesi i lëvizjes Zgjohu Artan Grubi ndërsa i pesti Safet Neziri. Ministri i shëndetësisë Bujar Osmani si bartës i listës do të garojë në njësinë e tretë zgjedhore.
Bartës i listës në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë Arben Llabunishti, e dyta në listë për deputet në njësinë e pestë zgjedhore është caktuar Vjollca Memedi, i treti Nedim Ramizi dhe i katërti Amet Axhiu. Ndryshime pati edhe në listën e njësisë së gjashtë zgjedhore. Në këtë njësi zgjedhore bartës i listës do të jetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, e dyta Teuta Arifi, i treti në listë është Talat Xhaferi, i katërti Behixhudin Shehapi, i pesti Xhevat Ademi, pastaj Dëshira Imeri, Irfan Deari, i teti në listë është ministri i mjedisit Nexhati Jakupi, Hajrie Misini, Hisen Xhemaili dhe Mehmet Selmani.
BDI gjithashtu ka caktuar edhe deputetin e diasporës, juristin Ismail Beluli nga Gostivari që jeton dhe vepron në Zvicër. Sa i përket partive tjera deri më tani vetëm PDSH-ja ka bërë të ditur se listën e kandidatëve do ta prezantoj nesër ndërsa nga DR-ja dhe RDK-ja si duket do të presin afatin e fundit për publikimin e listave që skadon më 5 maj në mesnatë.
Më 13 maj KSHZ do të organizojë hedhjen e shortit për konfirmim e listës të vetme të kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë.
Njësia e parë zgjedhore
1. Izet Mexhiti
2. Suzana Saliu
3. Rafet Muminoviq
Njësia e dytë zgjedhore
1. Ermira Mehmeti Devaja
2. Rexhail Ismaili
3. Hajrulla Misini
4. Artan Grubi
5. Safet Neziri
Njësia e tretë zgjedhore
1.Bujar Osmani
Njësia e pestë zgjedhore
1. Arben Llabunishti
2. Vjollca Memedi
3. Nedim Ramizi
4. Amet Axhiu
Njësia e gjashtë zgjedhore
1. Ali Ahmeti
2. Teuta Arifi
3. Talat Xhaferi
4. Behixhudin Shehapi
5. Xhevat Ademi
6. Deshira Imeri
7. Irfan Deari
8. Nexhati Jakupi
9. Hajrie Misini
10. Hisen Xhemaili
11. Mehmet Selmani
Kandidati i BDI-së për diasporë
1. Ismail Beluli
(Shkëlzen Aqifi, Alsat-M)