E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatën aktuale politike në prag të fushatës zgjedhore, përkushtimin e mëtutjeshëm në drejtim të implementimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, raportet me partitë tjera politike si dhe çështje tjera të natyrës politike, ekonomike e sociale.
Kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti u takua sot me euroambasadorin Peter Sorensen











Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot me sot shefin e delegacionit te Bashkimit Evropian në Maqedoni, Peter Sorensen, njoftojnë nga kabineti i kryetarit të BDI-së..

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatën aktuale politike në prag të fushatës zgjedhore, përkushtimin e mëtutjeshëm në drejtim të implementimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, raportet me partitë tjera politike si dhe çështje tjera të natyrës politike, ekonomike e sociale.

Me këtë rast, Ahmeti ka përsëritur edhe njëherë se Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdimësi është përpjekur të krijojë kushte sa më të përshtatshme dhe të ndershme, për një proces dinjitoz, të lirë, fer e demokratik ashtu siç ka ndodhur përherë kur BDI ka qenë bartëse e përgjegjësisë institucionale si pjesëmarrëse në pushtetin ekzekutiv.

Bashkëbiseduesit kane diskutuar gjithashtu përkushtimin për vazhdimësi të reformova të nevojshme për rrugëtimin euro-atlantik të vendit duke konstatuar se angazhimi për zgjedhjen e kontesteve, përmbylljes se reformave dhe implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit të jetë prioritet pas zgjedhjeve të 5 Qershorit.

Më tej, Ahmeti njoftoi euroambasadorin Sorensen se Bashkimit Demokratik për Integrim në këto zgjedhje do të promovojë vlera evropiane, ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike, marrëdhënieve të mira me fqinjët, standarde dhe shtet ligjor, ekonomi të zhvilluar dhe kushte më të mira për hapjen e vendeve të reja të punës, thuhet në fund të kumtesës nga kabineti i kryetarit të BDI-së.

Publikuar: 03.05.2011 | 12:15
Lexuar: 384 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime