Së paku 180 milionë euro do të injektohen në ekonomi për realizimin e linjës kreditore që Banka investuese evropiane ia ka miratuar Maqedonisë, deklaroi zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski pas takimit të sotëm me bankierët, afaristët anëtarë të dy odave ekonomike dhe guvernatorin e Bankës Popullore Petar Goshev.
Së paku 180 milionë euro do të injektohen në ekonomi për realizimin e linjës kreditore që Banka investuese evropiane ia ka miratuar Maqedonisë, deklaroi zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski pas takimit të sotëm me bankierët, afaristët anëtarë të dy odave ekonomike dhe guvernatorin e Bankës Popullore Petar Goshev.
Mjetet do të fillojnë të tërhiqen në korrik, ndërsa do të shfrytëzohen në dy drejtime, si linja afatshkrutra kreditore për përmirësimin e likuidimit të kompanive vendore apo për rifinancimin e kredive të tyre ekzistuese dhe si linja afatgjate, prej tre deri në pesë vite, për investime në makineri dhe pajisje. Shkalla e kamatës do të limitohet në gjashtë për qind.
Përveç 100 milion eurot e limituara nga Banka investuese evropiane, pothuajse edhe aq do të sigurojnë edhe bankat vendore, kanë konfirmuar menaxherët e tyre.
Kreditë dedikohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa se nën cilat kushte dhe cilave firma do t'u miratohen do të vendosin bankat. Shteti siguron 50 për qind nga mjetet e kredisë, e subvencionon kamatën dhe garanton për gjysmën e plasmanit. Praktikisht u ndihmon bankave afariste dhe firmave që të lidhin marrëveshje, gjegjësisht projekti të jetë me rrezik më të vogël dhe më profitabil", tha Stavrevski.
Shteti, përmendi Stavrevski, do ta japë gjysmën e vet nga mjetet kreditore me shkallë të kamatës prej një deri në dy për qind, dhe në denarë, pa klauzulë devizore, pavarësisht se a bëhet fjalë për kredi afatshkurtra deri në 12 muaj apo për afatgjatë.
Shteti me këtë tregon se kursi devizor do të jetë stabil gjatë tre, katër, pesë viteve të ardhshme, theksoi zëvendëskryeministri.
Sipas tij, në linjën e parë kreditore për mjete qarkulluese afatgjate edhe për përmirësimin e likuditetit të firmave të Maqedonisë do të koncentrohet numri më i madh i mjeteve, 45 deri në 65 milionë euro nga gjithsej 100 milionë të miratuara.
Kreditë bankare do t'u jepen ndërmarrjeve varësisht nga madhësia e tyre dhe numri i të punësuarve.
"Kreditë, shkalla e kamatave e të cilave për shfyrtëzuesit e fundit nuk duhet të tejkalojë gjashtë për qind, dhe mendojmë se do të jetë produkt mjaft i volitshëm sepse do të mundësojë bankat të jenë më fleksibile gjatë miratimit të këtyre kredive", theksoi drejtori i Tutunska Bankës Gjorgji Jançevski.