E diel, 26.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këto gara u paraqiën edhe tre ekipet shqiptare K.A. LIRIA, nga Saraji, K.A.STUDENTI nga Tetova dhe K.A. DRINI-START nga Struga. Në një konkurencë të madhe, pothuajse në të gjitha disciplinat, si në konkurencën e meshkujve, ashtu edhe te femrat K.A. LIRIA edhe kësaj radhe dëshmoi se për grupmoshat e reja është pa konkurencë, ekipi më i susksesshëm në Maqedoni
U  shėnua  7 Maji “Dita Botėrore Atletikės”








Të shtunën në Arenën Filipi i II-të në Shkup, Federata Atletike e Maqedonisë ishte organizatore e garave nga Atletika, që mbahen çdo vit në kuadër të ditës botërore të Atletikës në kategorinë e juniorëve deri 17 vjet. Në kushte jo aq të mira, sepse gjat renovimit të stadiumit, shtigjet nuk ishin në gjendje të dallohen, por atletët dhe atletet nga më shumë se 13 klube nga Maqedonia, treguan një performancë të mrekullueshme, sepse edhe koha ishte ideale për një garë të tillë.
Në këto gara u paraqiën edhe tre ekipet shqiptare K.A. LIRIA, nga Saraji, K.A.STUDENTI nga Tetova dhe K.A. DRINI-START nga Struga.
Në një konkurencë të madhe, pothuajse në të gjitha disciplinat, si në konkurencën e meshkujve, ashtu edhe te femrat K.A. LIRIA edhe kësaj radhe dëshmoi se për grupmoshat e reja është pa konkurencë, ekipi më i susksesshëm në Maqedoni. Në fund arriti ti tuboj 15 Diploma edhe ate : 7 vende të para, 3 vende të dyta dhe 5 vende të treta. Të cekim edhe ate se atletja Sermedie Latifova zuri vendin e dytë në 100 m. por pasiqë garoi edhe në 800 m. sipas rregullores së garave, nëse vrapon shtegun më të gjatë se 400 m, nuk guxon të garon në discipline tjetër, prandaj u desh ta anuloj vendin e dytë në 100 m, dhe të pajtohet vetëm me plasmanin në vendin e parë në 800 m.
Jam i gëzuar për arritjet e atletëve dhe atleteve të klubit LIRIA. Mund të them se të gjitha rezultatet ashtu siq i kemi paraparë para garave, i kemi realizuar. Ju uroj të gjithë atletëve dhe atleteve për suksesin e arritur, dhe njëherit iu falemnderoj për angazhimin e tyre të plotë. Të arrihet një rezultat të tillë, me kushte pothuajse “ pa kushte” është me të vërtetë sukses i veqantë. Sikur ti kishim vetëm 10 % të kushteve siq i ka Ohri, apo klubi Perpetuum Mobile, jam i bindur siguroj se për një kohë shumë të shkurtë KA LIRIA do ngritet në piedestalin më të lartë. Kështu duhet të pajtohemi me ate që e kemi. Do kisha dashtë të apeloj deri te organet Komunale të Sarajit, si dhe shkollës Fillore Dituria nga Saraji, që të na mundësoj shfrytëzimin e sallës dhe veglave për kërcim së larti, së paku njëherë në javë, sepse në këtë disciplinë ne tërësisht jemi të shkëputur l ka pohuar trajner i Rrahman Alija
rezultatet
Drita  Ilsami

Publikuar: 08.05.2011 | 01:18
Lexuar: 1281 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
kastrat beshiri (10/05/2011 17:35:11) URIMEE DRITAAA,SERMEDIEE,XHENETAA,VALBONAA,AJSE L
JENI ME TE MIRAT E KLUBIT URIME URIME
ajsel (12/05/2011 07:58:39) EJ JENI ME TE MIRET NE MAQEDONI EJ NE JEMI TE PARET DHE TE FUNDIT PA ASNJE KONKURENCE ME TE MIRET NE MAQEDONI VEC KEHTU VAZHDONI SE ME TE MIRET JEMI.......

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime