E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fondi do t'i mbulojë të gjitha ilaçet dhe materialet e shtrenjta nëse argumentohet se çmimi i tyre e tejkalon çmimin e sistemit DRG (grupe të ngjashme diagnostike), kurse pagesa do të shkojë përmes buxhetit të posaçëm, që është në kuadër të buxhetit për sigurim shëndetësor të spitalit.
Fondi do t'i mbulojė edhe shpenzimet e ilaēeve tė shtrenjta













Shteti në tërësi do t'i mbulojë edhe shpenzimet për materialet e shtrenjta dhe ilaçet që i përdorin spitalet me qëllim të sigurimit të mbrojtjes më cilësore shëndetësore, u tha në konferencën rajonale "Perspektivat e mbrojtjes shëndetësore në rajon" që u mbajt gjatë fundjavës në kuadër të Panairit për shëndetësi dhe bukuri në Shkup.

"Fondi do t'i mbulojë të gjitha ilaçet dhe materialet e shtrenjta nëse argumentohet se çmimi i tyre e tejkalon çmimin e sistemit DRG (grupe të ngjashme diagnostike), kurse pagesa do të shkojë përmes buxhetit të posaçëm, që është në kuadër të buxhetit për sigurim shëndetësor të spitalit. Qëllimi është që spitali të mos kursejë për ilaçe dhe materiale të shtrenjta, që megjithatë do të ishte në dëm të pacientëve", tha Petar Karanakov, kordinator kombëtar i DRG-së.

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani tha se në vijim janë përgatitjet për fillimin e partneitetit publik privat në pjesën e dializës.

"Sipas Ligjit për partneritet publik privat, duhet të definohet çmimi, por edhe lokacioni se ku do të marrë pjesë partneri privat. Kërkuam nga Fondi ta konfirmojë çmimin që do të mund të krahasohet me çmimet e rajonit. Njëherit, precizohet çka hynë në çmimin e plotë të dializës, nëse vetëm shërbimet dhe materiali shpenzues apo edhe ilaçet. Mbetet së shpejti të ridefinohet çmimi në tërësi", tha Osmani.

Sistemi DRG në Maqedoni funksionin prej fillimit të vitit. Tani për tani është realizuar në të gjitha spitalet.

Ministri Osmani theksoi se në bazë të DRG-së, përcaktohet buxheti i spitaleve.

"DRG-ja do të tregojë se sa spitalet duhet të marrin. Ajo nuk është dëshira e jonë subjektive. Në rast të buxhetit të kufizuar, mjetet duhet të locohen sipas prioritetit", tha Osmani.

Në Kroaci sistemi DRG zbatohet prej vitit 2002. Drejtori i Dondit kroat të Shëndetësisë Tihomir Strizrep, theksoi se është e zakonshme të ekszitojë dallim mes çmimeve që spitali ia faturon fondit dhe çmimet e DRG-së.

Nga Fondi i shëndetësisë informojnë se 15 institucione shëdentësore janë dënaur me dënime sipas marrëveshjes prej 50.000 denarë, për shkak pagesës së gabuar të participimit. Këto Institucione, thuhet nga Fondi, praktikisht e keqpërdorin sistemin DRG. Fondi shpesh merr ankesa nga pacientët të cilët iu është pagaur participim më i madh.

Publikuar: 14.05.2009 | 04:02
Lexuar: 526 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime