E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkolla është rinovuar tërësisht, është pajisur me inventarin e nevojshëm për mbarëvajtjen e proçesit arsimorë, ndërsa në vazhdim është edhe pajisja me banka dhe karike të reja.
Nxėnėsit e Svillares u kthyen nė shkollėn e tyre









- Komuna e Sarajit dhe Ministria e Arsimit, kanë përfunduar ndërtimin e shkollës Fillore “Bajram Shabani”, nga fshati Svillare e Poshte, e cila u dogj nga një fatkeqësi zjari i cili tërësisht shkatërroi çatinë dhe katin e parë të kësaj shkolle.

Pas më tepër se një viti mësim të disperzuar në shkollën e Kondovës, nxënësit Svillares së Poshtme u kthyen në bankat e tyre shkollore për të vazhduar procesin edukativo- arsimore.

Shkolla është rinovuar tërësisht, është pajisur me inventarin e nevojshëm për mbarëvajtjen e proçesit arsimorë, ndërsa në vazhdim është edhe pajisja me banka dhe karike të reja.

Komuna e Sarajit, për të gjithë nxënësit e Svillares, gjatë gjithë periudhës së ndërtimit, kishte siguruar transport deri në shkollën më të afërt në fshatin Kondovë, duke u mundësuar nxënësve që të mos humbin asnjë orë mësim.

Në rindërtimin e kësaj shkolle janë shpenzuar gjithsej 9,5 milion denarë nga të cilat gjashtë milion, ka siguruar ministria e arsimit dhe Shkencës dhe 3,5 milion komuna e Sarajit .

Publikuar: 09.05.2011 | 14:42
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime