Avokati vjenas i Sanaderit, Verner Supan, menjëherë paralajmëroi ankesë ndaj vendimit të gjyqit për shkak se ish-kryeministri kroat në vendin e tij nuk do të fitojë gjykim korrekt.
Gjyqi në Salcburg sot e aprovoi ekstradimin e ish-kryeministrit kroat dhe shef i HDZ-së Ivo Sanader në Kroaci, njoftuan mediat austriake.
Kryetari i gjyqit Hans Rathgeb e konfirmoi vendimin, njoftuan mediat austriake.
Avokati vjenas i Sanaderit, Verner Supan, menjëherë paralajmëroi ankesë ndaj vendimit të gjyqit për shkak se ish-kryeministri kroat në vendin e tij nuk do të fitojë gjykim korrekt.
Për ankesën do të vendos Gjyqi i lartë në Linc, ndërsa deri në vendimin e kësaj instance gjyqësore nga shkalla e tretë Sanader do të mbetet në paraburgim në Salcburg, në të cilin ndodhet prej më 10 dhjetor të vitit të kaluar.
Ish-kryeministri kroat ngarkohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime në më shumë raste, në të cilat vlera e dëmit vlerësohet në më shumë miliona kuna.
Autoritetet hetuese austriake hapën hetim kundër Sanaderit edhe për larje parash. Hetimi është ende në vijim, konfirmoi sot Martin Urlih, zëdhënës i prokurorisë së posaçme shtetërore austriake për luftë kundër korrupsionit