E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi tha për ALSAT-M se ky institucion do të merr masa adekuate ndaj të gjitha subjekteve që shkelin kodin zgjedhor.
Partitė politike nisėn fushatėn para kohės








Edhe pse zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata parazgjedhore, flamuj partiak, pllakate me mesazhe politike të subjekteve të ndryshme mund të vërehen në të gjitha skajet e çdo qyteti të Maqedonisë. Nuk mungojnë edhe takimet e përfaqësuesve politik me qytetarë.
Ligjërisht është e ndaluar që partitë të fillojnë fushatën para afatit të caktuar.

Sipas nenit 69-a të kodit zgjedhor “Fushatë zgjedhore konsiderohet: tubimi publik dhe ngjarjet tjera publike të organizuara nga organizatori i fushatës, vendosja publike e pllakatave, video-prezantimet në vende publike, prezantimi zgjedhor në media dhe në internet, distribuimi i materialeve të shtypura dhe prezantimi publik i kandidatëve të vërtetuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre”.

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi tha për ALSAT-M se ky institucion do të merr masa adekuate ndaj të gjitha subjekteve që shkelin kodin zgjedhor.

“Në këtë drejtim këto nuk kanë të drejtën që të bëjnë reklamime, pastaj paraqitje të ndryshme që mund ti thërrasin votuesit në zgjedhje se për cilën duhet votuar, pastaj mënyrën e hapjeve të reklamave të tyre edhe nëpërmjet internetit dhe nëpërmjet mjeteve të informimit të cilët i ftojnë votuesit për të votuar për ato parti politike, në këtë drejtim ato deri më 16 maj nuk duhet të bëjnë çështje të kësaj natyre.

Nëse na ofrohen prova të mjaftueshme për çështje të cilat janë në kundërshtim me nenin 69 a të kodit zgjedhor atëherë KSHZ-ja me siguri se do ti shqyrtojë, do të marrë hapa dhe do të ngrejë procedura të mëtutjeshme apo fletëparaqitje për kundërvajtje në gjyqet gjegjëse”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Për shkelësit e kodit zgjedhor janë paraparë edhe gjoba. Neni 179-b i kodit zgjedhor thotë: ”Gjobë në shumë prej 3 mijë deri 5 mijë euro në kundërvlerë me denarë, do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit juridik nëse nuk e respekton afatin për fillimin dhe përfundimin e fushatës zgjedhore”.

Shorti i partive politike për përcaktimin e numrave rendor për zgjedhjet parlamentare do të hidhet më 13 maj në ambientet e KSHZ-së. Zyrtarisht fushata parazgjedhore duhet të fillojë më 16 maj, ndërsa të përfundojë më 3 qershor kur fillon heshtja parazgjedhore.

Publikuar: 09.05.2011 | 16:20
Lexuar: 280 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime