Dy drejtorët e dy shkollave shprehen gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave, ndërsa për unifikimin e teksteve mësimore thanë se një çështje e tillë është dashur të zgjidhet qysh më herët.
Me iniciativë të Komisionit për unifikimin e teksteve shkollore, për herë të parë ka filluar edhe binjakëzimi i shkollave fillore mes Maqedonisë dhe Kosovës. Hapin e parë në këtë drejtim e hodhën shkolla fillore 7 Marsi nga komuna e Çairit dhe Azem Bejta nga Prekazi.
Dy drejtorët e dy shkollave shprehen gatishmëri për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave, ndërsa për unifikimin e teksteve mësimore thanë se një çështje e tillë është dashur të zgjidhet qysh më herët.
Qëllimi i këtij binjakëzimi është shkëmbimi kulturor dhe arsimor por edhe fusha të tjera të cilat janë me interes për arsimin dhe më gjerë. Unë do të thoja që unifikimi i teksteve shkollore është dashur të bëhet edhe më përpara mirëpo meqë ka rastis tani që edhe ministritë edhe gjitha organet të caktuara që merren me arsimin besoj që e kanë pa të udhës që tani janë pjekur kushtet për këtë gjë, tha Nezir Rama, drejtor i sh.f Azem Bejta Prekaz.
Për unifikimin me fol, unë mendoj se jemi vonu pak për arsye se politika diskriminuese që bëhet në trojet shqiptare nga ana e ish Jugosllavisë, me represione, me shtypje, me përjashtime, me ndryshime ligjesh mendoj se e kanë tepru ata. Unifikimi do të bëhet patjetër edhe sa më herët të bëhet aq më mirë, tha Halil Palloshi, drejtor i sh.f 7 Marsi Shkup.Mysafirët nga Prekazi shfrytëzuan rastin të marrin pjesë edhe në shënimin e 5 Majit, Ditës së dëshmorit. Me këtë rast ata vendosën lule mbi pllakën përkujtimore të dëshmorit Mursel Delia, djalit të Ahmet Delisë nga Prekazi, varri i të cilit gjendet në xhaminë e Allaxhes në Shkup.
Ky është më së pari nder i madh për mua që më jepet rasti që në emër të familjes së Ahmet Delisë të përshëndes kryetarin e komunës që e mundësoi ngritjen e pllakës përkujtimore për Murselin e cila që thashë edhe më parë jep me kuptu se ka një domethënie të madhe vet ngritja e pllakës përkujtimore, tha Nasuf Ahmeti, familjar i dëshmorit.Mursel Ahmet Delia njihet si një nga figurat më të njohura të rezistencës serbo-sllave. Ai përveç se kishte ndihmuar babanë e tij, Ahmet Delinë, ka qenë bashkëluftëtar i Hasan Prishtinës dhe grupeve tjera shqiptare që luftonin kundër pushtuesve serbë. 5 maji, Dita e dëshmorit është shënuar edhe me një manifestim përkujtimor në Teatrin shqiptarë./alsat-m/