Festivali organizohet nga Shoqata qytetare Të rinjtë për Evropën dhe Komuna e Çairit. Sipas organizatorëve, festivali ka për qëllim që përmes këngës dhe aktivitetet tjera përcjellëse, të bashkohen të rinjtë pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare, bashkërisht të kultivojnë vlerat e Bashkimit Evropian.
Me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, të shtunën prej ora 13 në sheshin përballë kishës Shën Spas në Çarshinë e vjetër të Shkupit, do të mbahet festivali multikulturor All in.
Festivali organizohet nga Shoqata qytetare Të rinjtë për Evropën dhe Komuna e Çairit. Sipas organizatorëve, festivali ka për qëllim që përmes këngës dhe aktivitetet tjera përcjellëse, të bashkohen të rinjtë pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare, bashkërisht të kultivojnë vlerat e Bashkimit Evropian.
Ti bashkojmë të rinjtë dhe ti orientojmë që bashkë të mendojnë për Bashkimin Evropian. Me këtë projekt ne i realizojmë qëllimet tona të organizimit në mënyrë më konkrete, dhe si të rinj edhe aktivisht dhe pozitivisht të marrim pjesë në shoqëri. Të gjithë së bashku mundë të gjejmë mënyrë të argëtohemi pa dallim të përkatësisë etnike, mundë të gjejmë të gjithë diçka të përbashkët me të cilën do të mund të shoqërohemi dhe të kënaqemi, tha Filip Paunoski, kryetar i Sh.Q Të rinjtë për Europën.
Ky trend pozitiv në Çarshinë e Vjetër po lëvizë dukshëm. Çarshia po shndërrohet në vendin më të frekuentuar në qytetin e Shkupit. Andaj shfrytëzoj rastin ti ftoj të gjithë të rinjtë të jenë pjesë e këtij evenimenti nga i cili me siguri do të dalin të kënaqur. Dhe, po ashtu meqë bëhet me rastin e Ditës së Europës edhe njëherë potencojmë se cili është vizioni ynë dhe çka do rinia pa marr parasysh përkatësinë etnike, fetare apo tjera, tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
Në festival do të marrin pjesë këngëtarë dhe grupe të ndryshme muzikore. Pjesëmarrës në këtë eveniment do të jenë edhe shumë artistë figurativ, të cilët do të pikturojnë dhe organizojnë një galeri artistike.