Huaja nga BERZH-i do të shfrytëzohet për kreditimin e mëtejshëm të sektorit privat për investime në efikasitetin energjetik industrial, efikasitetin energjetik në objektet komerciale dhe prodhimin e energjinë për ripërtëritjen e burimeve. Shuma maksimale për mbështetjen e projektit është dy milionë euro.
- Kompanitë e Maqedonisë kanë qasje deri te 4 milionë euro të reja, mjetet dedikuar për përmirësimin e efikasitet të tyre energjetik. Linja kreditore e Bankës Evropiane për Ripërtërije dhe Zhvillim do të plasohet përmes NLB Tutunska bankës.
Marrëveshjen për kredinë, e nënshkruan sot kryetari i Bordit drejtues të NLB Tutunska Bankës Gjorgi Jaçevski dhe drejtori i BERZH-it Fransis Malizh.
Linja kreditore, vlerëson Jançevski, nuk është e madhe sipas shumës, por është e rëndësishme sepse ofron një seri kushtesh të përshtatshme për shfrytëzuesit. Kompanitë, siç sqaroi, të cilat do të realizojnë me sukses projektin për të cilin kanë marrë mjete në fund do të lirohen nga pagesa e 15 për qind nga shuma që e kanë marrë.
"Në këtë mënyrë, sipas llogaritjes tonë, kompanitë do të paguajnë normë interesi prej 1,82 për qind" tha Jançevski, duke shtuar se inkuadrimi i NLB Tutunska Bankës në këtë linjë kreditore është ndjekja e asaj që është trend në nivelin global dhe nevojën nga kursimi i energjisë.
Për drejtorin e BERZH-it kjo është linjë e rëndësishme kreditore për Maqedoninë si vend i cili është varur nga transporti i energjisë. Investimi në efikasitetin energjetik për kompanitë, sipas Malizhit është investim për të ardhmen.
Huaja nga BERZH-i do të shfrytëzohet për kreditimin e mëtejshëm të sektorit privat për investime në efikasitetin energjetik industrial, efikasitetin energjetik në objektet komerciale dhe prodhimin e energjinë për ripërtëritjen e burimeve. Shuma maksimale për mbështetjen e projektit është dy milionë euro.
Me studimet e paradokohshëm për kërkesën e tregut për Ballkanin Perëndimor, Maqedonia u identifikua si një ndër vendet prioritare për financim në suaza të programit kreditor. Studimi solli deri te përfundimi se vendi ka potencial të madh për përmisimin e efikasitet energjetik, por mungesa e qasjes të mjaftueshme deri te financimi afatgjatë u tregua si pengesë kryesore për këtë.
Nga fillimi i punës të saj në Maqedoni, BERZH-i ka investuar më shumë se 510 milionë euro në më shumë se 40 projektet në sektorët kyçe për ekonomin e vendit, me të cilat tërhoqi investime plotësuese me vlerë prej 620 milionë euro.