E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili prej dje po qëndron për vizitën e parë në Bruksel, sot do të pritet nga mbreti belg, Alberti i Dytë, ndërsa do të takohet edhe me presidentin e Senatit të Mbretërisë së Belgjikës, Armand De Deker.
Presidenti Ivanov e vazhdon vizitėn nė Belgjikė







residenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili prej dje po qëndron për vizitën e parë në Bruksel, sot do të pritet nga mbreti belg, Alberti i Dytë, ndërsa do të takohet edhe me presidentin e Senatit të Mbretërisë së Belgjikës, Armand De Deker.

Delegacioni i Maqedonisë në të cilën krahas presidentit Ivanov, ishin edhe kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëvendëskryeministrat Abdulaqim Ademi dhe Ivica Bocevski, dje në Bruksel u takuan me eurokomisarin për zgjerim Oli Ren dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Poltikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solanën. Në takimet Ivanov dhe Gruevski theksuan se kushtueshmërit do të punojnë në prioritetet strategjike të vendit - fillimin e negociatave për anëtarësim të plotëfuqishëm në Union, si dhe liberalizimin e vizave për të cilën potencuan se Maqedonia e mbaroi pjesën e saj të obligimeve.

Solana theksoi se Maqedonia është shtet evropian dhe vendi i saj i vërtetë është në Bashkimin Evropian. Ka gjasa të mëdha që Maqedonia t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE këtë vit, për shkak se, vendi ka bërë shumë përpjekje të mëdha dhe të fuqishme që të afrohet drejt anëtarësimit në BE. "Ju e keni përfunduar në një mënyrë pjesën institucionale dhe tani duhet të fillohet me pjesën e negociatave. Ju nuk jeni larg nga anëtarësimi", shtoi përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian.

Duke u përqëndruar në problemin me Greqinë për emrin, Ivanov ka shprehur gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e procesit që po mbahet në KB me ndërmjetësim të ndërmjetësuesit Metju Nimic dhe shtoi se duhet të gjendet zgjidhje për problemin, i cili, siç tha, në një mënyrë e bllokon evrointegrimin e Maqedonisë.

"Interesi ynë është të vihet deri te zgjidhja për këtë çështje, por që të arrihet kjo, nevojitet vullnet për kompromis nga të dy palët dhe në shpresojmë në këtë", shtoi Gruevski.

Paraprakisht, presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski kanë pasur takim me kryeministrin belg, Herman Van Rompei.

Sonte në nder të delegacionit të lartë të MAqedonisë, ambasadori holandez pranë NATO-s organizoi koktej, ku janë ftuar shumë ambasadorë nga NATO-ja.

Kryeministri Nikolla Gruevski nesër nga Brukseli do të udhëtojë në Paris në takim me presidentin francez, Nikolla Sarkozi./MIA/

Publikuar: 14.05.2009 | 02:40
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime