Dy fakultetet lidhën marrëveshje për bashkëpunim, e cila përmban 13 nene, në të cilat theksohet nevoja se fakultetet nënshkruese të kësaj kontrate pajtohen se do të shkëmbejnë plan-programet mësimore të të gjitha cikleve të studimeve që i organizojnë dhe zhvillojnë, së bashku me listën e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve nga disiplina të veçanta
Universiteti Shtetëror i Tetovës, përkatësisht Fakulteti Juridik, të cilin e përfaqësoi Dekani, Doc. dr. Mersim Maksuti, dhe Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, Fakulteti Juridik Justiniani i Parë, nga Shkupi, të cilin e përfaqësoi Prof. dr. Borçe Davitkovski, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të vendosjes, ripërtrirjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, në sferën shkencore, mësimore dhe bibliotekare, në kuadër të synimit të përgjithshëm për avancim të bashkëpunimit shkencor dhe arsimor në mes fakulteteve të drejtësisë në Republikën e Maqedonisë.
Dy fakultetet lidhën marrëveshje për bashkëpunim, e cila përmban 13 nene, në të cilat theksohet nevoja se fakultetet nënshkruese të kësaj kontrate pajtohen se do të shkëmbejnë plan-programet mësimore të të gjitha cikleve të studimeve që i organizojnë dhe zhvillojnë, së bashku me listën e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve nga disiplina të veçanta, se do të këmbejnë përmbledhjet vjetore dhe publikime tjera periodike të të dy fakulteteve, që nga dita e lidhjes së kësaj marrëveshje, do të vazhdojnë të këmbejnë njoftime për publikime të reja në fushën e drejtësisë në institucionet e tyre amë, botuesit e tyre dhe eventualisht, të njoftohen për mënyrën e porosisë së tyre, si dhe do të këmbejnë mësimdhënës të të gjitha cikleve (cikli i parë, i dytë dhe i tretë) nga procesi edukativ-arsimor.

Sipas marrëveshja në fjalë, ku ndër të tjera potencohet se të dy fakultetet pajtohen se gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate do të shkëmbejnë informata për mënyrën e udhëheqjes së bibliotekave në kuadër të fakulteteve, revistave të cilat i publikojnë, librat e reja, në varës me atë se në bibliotekën e fakultetit tjetër a mund të gjenden libra të caktuar.
Fakultetet nënshkrues, në mënyrë plotësuese do të shqyrtojnë dhe do të kontraktojnë kushtet dhe mënyrën e shkëmbimit eventual, gjegjësisht huazimin e ndërsjelltë të librave, do të shqyrtojnë dhe nxisin mundësinë për pjesëmarrje të mësimdhënësve nga fakulteti tjetër, në komisione për zgjedhje dhe avancim të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve, komisione për mbrojtje të punimeve të magjistarturës dhe disertacioneve të doktoraturave, si dhe të recensioneve të librave, artikujve dhe shkrimeve të tjera. Kjo marrëveshje e nënshkruar do të jetë për kohë të pacaktuar.