Parisi bëri thirrje për ndryshime në rregullat e Shengenitm, kështuqë shtetet do të munden që përkohësisht ta ripërtërijnë kontrollin kufitar kur ballafaqohen me valë emigrantësh nga vendet jashtë BE-së. Italia, gjithashtu e mbështet këtë ide.
Gjermania e mbështet kërkesën e Francës që shtetet e zonës së Shengenit të munden që nën kushte të përcaktuara përkohësisht të ndalen me shfrytëzimin e Marrëveshjes së Shengenit për lëvizje të lirë, me qëllim që ta kontrollojnë ardhjen e emigrantëve nga vendet jashtë bashkësisë, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hans-Peter Fridrih.
"Marrëveshja e Shengenit nuk përfshin raste kur një vend-anëtar nuk arrin t'i mbrojë kufijtë e saj të jashtëm", deklaroi Fridrih në intervistën për gazetën franceze "Figaro".
"Ne e mbështesim propozimin e Francës për plotësim të kësaj zbrazëtire", theksoi ai.
Parisi bëri thirrje për ndryshime në rregullat e Shengenitm, kështuqë shtetet do të munden që përkohësisht ta ripërtërijnë kontrollin kufitar kur ballafaqohen me valë emigrantësh nga vendet jashtë BE-së. Italia, gjithashtu e mbështet këtë ide.
Komisioni Evropian e shqyrtoi këtë propozim. Ministrat e punëve të brendshme të BE-së të enjten do të kenë takim special kushtuar kësaj kësaj çështjeje. Pritet të ketë ende diskutime para takimit në nivel të lartë të BE-së në qershor.
Iniciativa për ndryshime në Marrëveshjen e Shengenit filloi pasi që Franca për një kohë të shkurtër e mbylli kufirin me Italinë muajin e kaluar me qëllim që të parandalojë ardhjen e emigrantëve, të cilët ikin nga trazirat në vendet e Afrikës Veriore.
Fridrih i hodhi poshtë kritikat e Italisë se vendet veriore të BE-së nuk bëjnë mjaft për ballafaqim me valën e refugjatëve nga Tunizia. Sipas tij, një pjesë e madhe e emigrantëve veçmë janë larguar në shtete të tjera si Francë dhe Belgjikë, kështuqë Roma, nuk ka bazë që të ankohet për mungesë të solidaritetit.