E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Përmirësimi i klimës afariste është një nga parakushtet kryesore për tërheqjen e investimeve në vend, ndërsa Maqedonia tregon rezultate solide në këtë pjesë në nivel botëror. Rezultate të shklqyzera tregon pikërisht në pjesën e regjistrimit të biznesit, respektivisht në sistemin njësportel", tha ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.
Seminar pėr








Sqarimi i e-regjistrimit të biznesit, e-procedurës për punëtorët e firmave të falimentuara dhe vendimet për 2-debinë dhe e-lizingun, si dhe njohja dhe trajnimi i përdorimit të tyre nga ana e avokatëve, noterëve, gjyaktësve, drejtorëve të firmave të falimentuar dhe afaristëve si përdorues të ardhshëm ishte qëllimi kryesor i seminarit për "Sistemin njësportel faza 2" që sot u mbajt në Shkup.

"Përmirësimi i klimës afariste është një nga parakushtet kryesore për tërheqjen e investimeve në vend, ndërsa Maqedonia tregon rezultate solide në këtë pjesë në nivel botëror. Rezultate të shklqyzera tregon pikërisht në pjesën e regjistrimit të biznesit, respektivisht në sistemin njësportel", tha ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi.

Në vitin 2010, theskoi ai, Maqedonia u klasifikua në vendin e 7-të në shkallë botërore, ndërsa në vitin 2011 në vendin e 5-të dhe në vendin e 1-rë në Evropë në pjesën e procedurës për regjistrimin e biznesit.

Ai theksoi se para disa muajve janë miratuar ndryshime të cilat mundësojnë regjistrimin elektronik të shoqërive tregtare, respektivisht ato fizike të bëhet jashë hapësirave të Regjistrit qendror.

Drejtori i regjistrit qendror Vanço Kostandinovski theksoi se paraqitja detajore e tre komponentëve të Sistemit njësportel faza 2 - e- regjistrimi i biznesit, e-procedurat për punëtorët e firmave të falimentuara dhe vendimet për e-debinë dhe e-lizingun, do të kontribuojë për njohjen e përdoruesve të drejtpërdrejtë me to, ndërsa me këtë edhe uljen e pranisë fizike në Regjistrin për regjistrimin e firmave.

Sipas Gordana Toshevës nga Projekti i USAID-it për zhvillimin dhe avancimin e investimeve dhe eksportit (IDEAS) vendosja e këtyre komponenteve nuk paraqet thjesht një implementim të teknologjisë, por shumë më tepër se kaq sepse kërkon një transformim të plotë dhe rrënjësor në mënyrën e punës së institucioneve që i kanë pranuar.

Publikuar: 11.05.2011 | 16:27
Lexuar: 506 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime