Në takim në Pallatën e Elesuet, Greuvski do të kërkojë përkrahje nga Franca për heqjen sa më të shpejtë të barrierës të vizave shengen për qytetarët e Maqedonisë, për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe për zhbllokimin e integrimit të Maqedonisë në NATO.
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sot në Paris eshte takuar me presidentin francez Nikolla Sarkozi. Në takim në Pallatën e Elesuet, Greuvski do të kërkojë përkrahje nga Franca për heqjen sa më të shpejtë të barrierës të vizave shengen për qytetarët e Maqedonisë, për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe për zhbllokimin e integrimit të Maqedonisë në NATO.
Pritet të përsëritet qëndrimi i shprehur dje edhe në takimet e djeshme në Bruksel me eurokomisarin Oli Ren dhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së Havier Solana, se Maqedonia e përfundoi pjesën e tyre të punës lidhur me liberalizimin e vizave dhe se do t'i plotësojë edhe kriteret për marrjen e datës së bisedimeve.
Gruevski, do ta informojë Sarkozin edhe për pozicionin e Maqedonisë për kontestin e emrit, që Greqia e imponoi si argument për bllokimin e integrimit të Maqedonisë në NATO, por edhe pohimet dhe qëndrimet maksimale dhe kërkesat e Athinës lidhur me këtë çështje.
Liberalizimi do të jetë në fokus dhe në takimin që shefi i Qeverisë së Maqedonisë do ta ketë me ministrin francez për Migrim, Integrim, Identitet dhe Zhvillim Solidar Erik Beson, në kompetencë të së cilës është problematika e vizave.
Vizitën dyditëshe në Paris, kryeministri Nikolla Gruevski, do ta rrumbullaksojë me takimet me përfaqësuesin e shoqatës franceze të afaristëve MEDEF dhe me njerëzit e parë të Organizimit për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim OECD Hoze Anhel Guria dhe me Organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë Abdu Diuf.