E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidentja Jahjaga bisedoi me z.Gentilini edhe për dobinë që ka bashkëpunimi i ngushtë i EULEX-it me institucionet e Kosovës, që do të garantojë suksesin e këtij misioni.
Jahjaga dhe Thaēi pritėn Fernando Gentilinin








Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Fernando Gentilini. Gentilini e përgëzoi presidenten për zgjedhjen e saj dhe theksoi se Kosova, sikurse rajoni, do ta gëzojnë përkrahjen e BE-së për të ardhmen evropiane.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e konsolidimit të pranisë së BE-së në Kosovë dhe largimit të referencës së Rezolutës 1244 ndaj Kosovës. Ajo tha se Kosovës duhet që sa më parë t’i ofrohet marrëdhënia kontraktuale me BE-në dhe që procesi i liberalizimit të vizave të fillojë sa më parë, gjë që do të kishte edhe efekt në shpejtimin e reformave të brendshme.

Presidentja Jahjaga bisedoi me z.Gentilini edhe për dobinë që ka bashkëpunimi i ngushtë i EULEX-it me institucionet e Kosovës, që do të garantojë suksesin e këtij misioni.

Lidhur me dialogun teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Presidentja Jahjaga tha se zgjidhjet duhet të jenë evropiane, në përputhje me Acquis Communautaire. Ajo tha se dialogu duhet t’i afrojë të dyja vendet në të njëjtën kohë drejt BE-së.

Presidentja Jahjaga po ashtu e ftoi BE-në që të përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës në avancimin e agjendës evropiane të vendit tonë.

Po sot me Gentilinin u takua edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Publikuar: 12.05.2011 | 14:25
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime